|
Ajete nga kreu: Njėshmėria e All-llahut xh.sh. Tema: Shejtanėt
102. (E hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė e thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. (ndoqėn) Edhe ēka u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t'i thonin: "Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fé!" E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejėn e All-llahut me atė askujt nuk mund t'i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ē'ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe. (2-Bekare)
118. Atė e mallkoi All-llahu. Ai ka thėnė: "Unė do tė pėrfitoj njė pjesė tė caktuar tė robėrve tė Tu". 119. Do t'i shmangė (nga e vėrteta), do t'i bėjė tė shpresojnė nė gjėra tė kota; do t'i urdhėroj dhe ata do tė shqyejnė veshėt e bagėtive; do ti urdhėroj dhe ata do tė shėmtojnė krijesat e All-llahut. E kush e bėn mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dėshtuar sheshazi. 120. Ai u premton atyre dhe i bėn tė shpresojnė, por djalli nuk premton tjetėr vetėm se mashtrim. (4-Nisa)
201. Vėrtet, ata qė janė tė ruajtur, kur i prek ndonjė iluzion nga djalli, ata pėrkujtojnė (All-llahun), dhe atėherė shohin (tė vėrtetėn). (7-A'raf)
12. (All-llahu) Tha: "Ēka tė pengoi ty tė bėsh sexhde, kur Unė tė urdhėrova?" Ai (Iblisi) tha: "Unė jam mė i vlefshėm se ai, mė krijove mua nga zjarri, e atė e krijove nga balta!" 13. (All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (xhenneti), nuk tė takon tė bėsh kryelartėsi nė tė, dil jashtė, s'ka dyshim ti je i poshtėruar". 14. (Iblisi) Tha: "Mė afatizo gjer ditėn kur ringjallen (njerėzit)!" 15. (All-llahu) Tha: "Ti je i afatizuar!" 16. (Iblisi) Tha: "Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t'u ulem atyre (do t'u zė pusi) nė rrugėn Tėnde tė drejtė, 17. Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicėn e tyre nuk do ta gjesh qė tė falėnderohen (tė besojnė)!" 18. (All-llahu) Tha: "Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dėbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unė kam pėr ta mbushur xhehennemin me tė gjithė ju. (7-A'raf)
16. Ne, nė qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atė (qiellin) e kemi zbukuruar pėr ata qė e shikojnė me vėmendje. 17. Dhe atė (qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli tė mallkuar. 18. Pėrveē atij qė vjedh (pėrgjon) ēka dėgjohet, po edhe atė e kapė ylli i zjarrtė (e djeg). (15-Hixhr)
98. Kur tė lexosh Kur'anin, kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė mallkuar. 99. Vėrtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarė fuqie kundėr atyre qė besuan dhe i janė mbėshtetur Zotit tė tyre. 100. Mbizotėrimi i tij ėshtė vetėm mbi ata qė e pėrkrahin atė dhe mbi ata qė pėr shkak tė tij u bėnė idhujtarė. (16-Nahl)
27. Ata qė shpenzojnė tepėr (mastrafxhinjtė) janė vėllezėr (nė veprim) tė djajve, e djalli ėshtė pėrbuzės i madh i Zotit tė Tij. 53. E ti robve tė Mi thuaju: "Le ta thonė atė qė ėshtė mė e mira, pse djalli ndėrsen mes tyre, e ėshtė e ditur se djalli ėshtė armik i hapėt i njeriut". (17-Isra)
50. (Pėrkujto) Kur u thamė engjėjve: "Pėruluni Ademit, e ata iu pėrulėn pėrpos Iblisit. Ai ishte nga xhinėt, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit tė vet". Vallė, a nė vend Timin do ta merrni pėr mik atė dhe pasardhėsit e tij, ndėrsa ata janė armiq tuaj?" Sa kėmbim i shėmtuar ėshtė ai i jobesimtarėve! 51. Unė nuk ua prezentova krijimin e qiejve e tė tokės atyre qė po i adhuroni e as krijimin e vetė atyre, e as nuk mora ndihmėtarė tė humburit. (18-Kehf)
68. Pasha Zotin tėnd, Ne do t'i tubojmė (pas ringjalljes) ata bashkė me djajtė dhe do t'i afrojmė ata rreth xhehennemit tė gjunjėzuar. 69. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata qė kishin qenė mė jorespektues ndaj tė Gjithmėshėrshmit. 70. E Ne e dimė mė sė miri se cili prej tyre ka mė meritė tė hedhet nė tė. 71. Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd. 72. Pastaj, (pas kalimit pranė tij) do t'i shpėtojmė ata qė ishin ruajtur (mėkateve), e zullumqarėt do t'i lėmė aty tė gjunjėzuar. (19-Merjem)
83. A nuk e di ti se Ne i kemi lėshuar djajt kundėr jobesimtarėve, e ata i nxisin pandėrprerė nė vepra tė kėqija. (19-Merjem)
120. Por, atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: "O Adem, a do tė tė tregoj pėr pemėn e pavdekshmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!" (20-Ta Ha)
21. O ju tė cilėt besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, pse kush ndjek gjurmėt e djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irituara, e sikur tė mos ishte mirėsia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, askush prej jush nuk do tė pastrohej kurrė (prej mėkateve), por All-llahu e pastron atė qė do Ai. All-llahu dėgjon e di. (24-Nur)
29. Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejė, ai mė largoi mua prej asaj, e djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar. (25-Furkan)
210. Atė (Kur'anin) nuk e sollėn djajt (si fallin falltorėve). 211. Atyre as nuk u takon e as qė kanė mundėsi. 212. Pse ata janė tė penguar edhe pėr ta dėgjuar! (26-Shu'ara)
6. Djalli ėshtė armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thėrret atė grupin e vet, vetėm pėr t'i bėrė banues tė zjarrit. (35-Fatir)
60. O bijtė e Ademit (kriminelė), po a nuk ua dėrgova porosinė qė tė mos e dėgjoni djallin, se me tė vėrtetė ai ėshtė armiku juaj i hapėt!? 62. Vėrtet, ai ka humbur shumė njerėz prej jush, a nuk mblodhėt mend? (36-Ja Sin)
6. Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė Dunjasė) me bukurinė e yjeve. 7. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur. 8. Ashtu qė nuk mund tė pėrgjojnė parinė mė tė lartė (engjėjt mė tė zgjedhur), pse gjuhen me shkėndija nga tė gjitha anėt. 9. Ata janė tė pėrzėnė dhe do tė kenė njė dėnim tė pėrhershėm. 10. Pėrveē atij qė rrėmben vrullshėm, po atė e ndjek ylli qė e djeg. (37-Saffat)
25. Ne u patėm mundėsuar atyre tė kenė asi shokėsh qė ua hijeshojnė atė qė e bėnin nė atė kohė (nė Dunja) dhe atė qė do t'u vijė mė vonė dhe ashtu dėnimi ndaj tyre u bė me vend, si ndaj popujve qė ishin para tyre nga xhinėt dhe njerėzit, se vėrtet ata ishin tė humbur. (41-Fussilet)
37. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtė, kurse (jobesimtarėt) mendojnė se janė duke i udhėzuar. 38. E kur tė vijė ai (jobesimtari) para Nesh, do tė thotė: "Ah, tė kishim qenė larg mes vete sa Lindja me Perėndimin; sa shok i keq je ti!" 39. Dhe sot, pėr shkak se ishit zullumqarė, shoqėrimi juaj nuk do t'ju bėjė dobi nė vuajtjet tuaja. (43-Zuhruf)
25. Nuk ka dyshim se ata qė u kthyen prapa (nė mosbesim) pasi qė u ishte sqaruar rruga e drejtė, djalli ua hijeshoi dhe shpresė tė rrejshme u premtoi. (47-Muhammed)
19. Ata i ka nėnshtruar djalli dhe ua ka qitur nė harresė porositė e All-llahut. Ata janė shoqėri e djallit, e dijeni se ithtarėt e djallit janė mė tė dėshpėruarit. (58-Muxhadele)
10. Bisedėn e fshehtė e nxit vetėm djalli pėr t'i shqetėsuar ata qė besuan, ndonėse ajo nuk mund t'i dėmtojė ata fare pa dėshirėn e All-llahut, andaj vetėm All-llahut le t'i mbėshteten besimtarėt! (58-Muxhadele)
15. Si shembulli i atyre jo fort moti qė pėrjetuan tė keqen e punės sė vet, edhe ata kanė njė dėnim tė rėndė. 16. Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet e thotė: "Unė tėrhiqem prej teje; unė i frikohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!" (59-Hashr)
5. Ne qiellin mė tė afėrt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriēues) dhe ata i kemi bėrė gjuajtės kundėr djajve, tė cilėve u kemi pėrgatitur dėnim me zjarr shumė tė madh. (67-Mulk)
|