|
Ajete nga kreu: Tevrati (Dhjata e Vjetėr) Pejgamberėt dhe populli i Dhjatės sė Vjetėr Tema: Ademi a.s.
34. E kur u thamė engjėjve: pėruluni (bini nė sexhde) Ademit, ata menjėherė iu pėrulėn, me pėrjashtim tė iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt nė tė madh dhe u bė pabesimtar. (2-Bekare)
30. (Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: "Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė zėvendės!" Ata thanė: "A do tė vėshė nė te atė qė bėnė ērregullime dhe qė derdh gjaqet, e ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe plotėsisht tė adhurojmė!" Ai tha: "Unė di atė qė ju nuk e dini!" 31. E Ai (Zoti) ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjėjve dhe u tha: "Mė tregoni pėr emrat e kėtyre (sendeve tė emėrtuara), nėse jeni tė drejtė (ēka mendoni)?" 32. (Engjėjt) Thanė: "Ti je i pa tė meta, ne nuk kemi dije tjetėr pėrveē atė qė na e mėsove Ti. Vėrtetė, Ti je i Gjithėdijshmi, i Urti!" 33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojė ata (engjėjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrėfeu atyre pėr emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thėnė juve se Unė mė sė miri e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės dhe mė sė miri e di atė, qė ju e publikoni dhe atė qė e mbani fshehtė". 34. E kur u thamė engjėjve: pėruluni (bini nė sexhde) Ademit, ata menjėherė iu pėrulėn, me pėrjashtim tė iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt nė tė madh dhe u bė pabesimtar. 35. E Ne i thamė: "O Adem, ti dhe bashkėshortja juaj banoni nė xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah tė doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e tė bėheni zullumqarė (tė vetvetes suaj). 36. Po djalli i bėri qė ata tė dy tė mashtrohen nė atė (pemė ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirė) qė ishin nė te, e Ne u thamė: "Zbritni (dilni), jeni armik i njėri-tjetrit, e ju deri nė njė kohė nė tokė keni vendbanim dhe dėfrim". 37. E Ademi prej Zotit tė vet pranoi disa fjalė (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai ėshtė Mėshirues dhe pranues i pendimit. (2-Bekare)
33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerė (tė asaj kohe). 34. Qė janė pasardhės njėri prej tjetrit. All-llahu dėgjon gjithēka dhe i di tė gjitha. (3-Ali Imran)
59. Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) tek All-llahu ėshtė sikurse ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bėhu"! ai u bė. (3-Ali Imran)
27. Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e tė tjerėve) ngjarjen e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy flijuan kurbanė, nga tė cilėt njėrit iu pranua. Ai (qė nuk iu pranua) tha: "Unė do tė tė mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (qė iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve", (5-Maide)
19. (Ne i thamė) O Adem, ti dhe bashkėshortja jote zini vend nė Xhennet, hani nga tė doni, e mos iu afroni kėsaj peme, pse do tė bėheni prej zulumqarėve (tė vetvetes suaj). 20. Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t'ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėheni meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshėmve. 21. Dhe ju bėri be atyre (duke u thėnė) se: Unė jam kėshillues pėr ju. 22. Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemėve tė) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thėnė): "A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė ju dyve se shejtani ėshtė armik i hapėt pėr ju?!" 23. Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė(i dėmtuam) vetvetes sonė, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve!" 24. (All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njėri-tjetrit. Nė tokė ju e keni vendqėndrimin (vendbanimin) dhe pėrjetim deri nė njė kohė. 25. Tha: "Nė tė (nė tokė) do tė jetoni (do tė gjallėroni), nė tė do tė vdisni (do tė varroseni) dhe prej saj do tė nxirreni (do tė ringjalleni). (7-A'raf)
61. Pėrkujto kur Ne u thamė engjėjve: "Bėni sexhde Ademit!" (nė shenjė pėrshėndetjeje) e ata i bėnė, me pėrjashtim tė Iblisit. Ai tha: "A t'i bėj sexhde atij qė e krijove nga balta?" 70. Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam. (17-Isra)
50. (Pėrkujto) Kur u thamė engjėjve: "Pėruluni Ademit, e ata iu pėrulėn pėrpos Iblisit. Ai ishte nga xhinėt, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit tė vet". Vallė, a nė vend Timin do ta merrni pėr mik atė dhe pasardhėsit e tij, ndėrsa ata janė armiq tuaj?" Sa kėmbim i shėmtuar ėshtė ai i jobesimtarėve! (18-Kehf)
58. Kėta (tė pėrmendur) ishin qė All-llahu i gradoi nga pejgamberėt pasardhės tė Ademit, prej pasardhėsve tė atyre qė i patėm bartur (nė anije) bashkė me Nuhun, prej pasardhėsve tė Ibrahimit dhe tė Jakubit (Israilėt), dhe prej atyre qė i udhėzuam dhe i bėmė tė zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin nė sexhde dhe qanin. (19-Merjem)
115. Na i patėm urdhėruar edhe Ademit (tė mos i afrohej pemės), po ai harroi, pra te ai nuk gjetėm vendosmėri. 116. Pėrkujto kur Ne u thamė engjėjve: "Bėni sexhde ndaj Ademit, ata i bėnė, pos Iblisit, i cili nuk deshi". 117. E Ne i thamė: "O Adem, ky ėshtė armik yti dhe i bashkėshortes tėnde, pra mos t'ju nxjerrė kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vė nė vėshtirėsi (pėr tė siguruar mjetet e jetesės)". 118. Ti aty (nė xhennet) nuk ke pėr tė qenė i uritur e as nuk ke pėr tė mbetur i zhveshur. 119. Aty nuk ke pėr tė pasur etje e as nuk do tė keshė vapė. 120. Por, atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: "O Adem, a do tė tė tregoj pėr pemėn e pavdekshmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!" 121. Ata tė dy hėngrėn nga ajo (pemė) dhe qė tė dy u zhveshėn, e ia nisėn ta mbulojnė veten e tyre me gjethe qė i mblidhnin nėpėr xhennet, dhe kėshtu Ademi theu urdhrin e Zotit tė vet dhe gaboi. 122. Mandej Zoti i vet e bėri atė tė zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri nė rrugėn e drejtė (tė vendosur). (20-Ta Ha)
|