|
Ajete nga kreu: Shpallja e fesė Tema: Isa a.s.
157. Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau. Ata qė nuk u pajtuan rreth (mbytjes sė) tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē qė iluzojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn atė. 158. Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė Vetes. All-llahu ėshtė i poltfuqishėm, i dijshėm. 172. Mesihu nuk tėrhiqet prej asaj se ėshtė rob i All-llahut, nuk tėrhiqet as engjėjt mė tė zgjedhur. Kush tėrhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bėn mendjemadhėsi, Ai do t'i ringjallė dhe do t'i tubojė tė gjithė pranė Tij. (4-Nisa)
72. Bėnė kufėr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: "All-llah ėshtė ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetė Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilė, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės. 73. Gjithashtu bėnė kufėr (mosbesim) ata qė thanė: "All-llahu ėshtė i treti i treve". S'ka nė gjithėsi tjetėr pos njė All-llahu, e nėse nuk pushojnė nga ajo qė thanė (tre zotėra), do t'i kapė dėnim i dhembshėm ata qė nuk besuan prej tyre. 74. E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues? 75. Mesihu, biri i Merjemes, nuk ėshtė tjetėr vetėm se i dėrguar; para tij pati shumė tė dėrguar. Nėna e tij ishte e drejtė (e ndershme). Qė tė dy ata ishin qė ushqeheshin (si njerėzit tjerė). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnė shpinėn tė vėrtetės! 17. E mohuan (e bėnė kufėr) tė vėrtetėn ata qė thanė se: "Zot ėshtė ai, Mesihu bir i Merjemes." Thuaju: " Nėse dėshiron All-llahu ta shkatėrrojė Mesihun, birin e Merjemes, nėnėn e tij dhe gjithė ē'ka nė tokė, kush mund ta pengojė atė?" Vetėm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokės dhe ē'ka nė mes tyre. Ai krijon ēdo gjė qė dėshiron. All-llahu ėshtė i gjithfuqishėm pėr ēdo gjė. (5-Maide)
5. Ata pėrgėnjeshtruan tė vėrtetėn kur u erdhi, e mė vonė do ta kuptojnė lajmin e asaj me tė cilėn talleshin. (6-En'am)
27. Pastaj vazhduam pas tyre me tė dėrguarit Tanė, e pas tyre e dėrguam Isain, tė birin e Merjemes dhe atij i dhamė Inxhillin, e nė zemrat e ithtarėve tė tij dhuruam butėsi e mėshirė, ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn. Ne atė nuk ua bėmė obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin pėr qėllim me tė vetėm ta arrijnė kėnaqėsinė e All-llahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj si duhet pėrmbajtur, prandaj atyre qė besuan, Ne ua dhamė shpėrblimin e tyre, po shumė prej tyre janė mėkatarė (jobesimtarė). (57-Hadid)
|