|
Ajete nga kreu: Shpallja e fesė Tema: Keqtrajtimi pėr shkak tė besimit
114. E kush mund tė jetė mė mizor se ai qė nė xhamitė e All-llahut pengon tė pėrmendet emri i Tij (tė bėhet ibadet) dhe pėrpiqet pėr shkatėrrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi tė hyjnė vetė nė to, vetėm duke qenė respektues (tė tyre e jo rrėnues). Ata nė kėtė jetė kanė nėnēmim e nė botėn tjetėr dėnim tė madh. (2-Bekare)
186. Ju patjetėr do tė sprovoheni si nė pasurinė tuaj, si nė vetėn tuaj, madje do tė dėgjoni ofendime tė shumta prej atyre qė u ėshtė libri para jush, e edhe prej idhujtarėve, po nė qoftė se duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare. 195. Zoti i tyre iu pėrgjegj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri por ata qė u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe emigruan, u munduan vetėm pse ishin nė rrugėn Time, luftuan dhe u vranė, atyre patjetėr do t'ua shlyej mėkatet e tyre dhe do t'i vejė nė xhennete nė tė cilėt burojnė lumenj. Ai ėshtė shpėrblim nga ana e All-llahut, se mė i miri i shpėrblimeve ėshtė tek All-llahu. (3-Ali Imran)
69. E kush do qė i bindet All-llahut dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė bashku me ata qė All-llahu i shpėrbleu: (me) pejgamberėt, besnikėt e dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė janė ata! (4-Nisa)
98. Pėrveē atyre qė ishin tė paaftė nga burrat, grat e fėmijėt qė nuk kishin mundėsi tė gjenin, as mėnyrė, as rrugė (pėr shpėrngulje). 98. Pėrveē atyre qė ishin tė paaftė nga burrat, grat e fėmijėt qė nuk kishin mundėsi tė gjenin, as mėnyrė, as rrugė (pėr shpėrngulje). (4-Nisa)
41. Ata qė migruan pėr hir tė All-llahut, e pasi qė u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundėsojmė vendbanim tė mirė edhe nė kėtė botė, po shpėrblimi i botės tjetėr ėshtė edhe mė i madh, sikur njerėzit ta dinin (pėr atė shpėrblim). 42. Janė ata qė bėnė durim edhe vetėm Zotit tė tyre iu mbėshtetėn. (16-Nahl)
38. All-llahu largon dėmet e idhujtarėve ndaj atyre qė besuan, se All-llahu nuk e do asnjė tradhtarė e bukėpėrmbystė. 39. Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejt, e All-llahu ka fuqi pėr t'u ndihmuar atyre (muslimanėve). 40. (U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: "All-llahu ėshtė Zoti ynė!" u dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrfarė tė drejte. E sikur All-llahu tė mos i zbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitė qė nė to pėrmendet shumė emri i All-llahut. E All-llahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se All-llahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues. 58. E ata qė pėr hir tė All-llahut braktisėn atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranė ose vdiqėn, All-llahu do t'i shpėrblejė me shpėrblimin mė tė mirė, e s'ka dyshim, All-llahu ėshtė mė i miri shpėrblyes. 59. Ata do t'i vė nė njė vend ku do tė jenė tė kėnaqur. All-llahu di mė sė miri (kush ēka meriton) dhe ėshtė shumė i butė. (22-Haxhxh)
56. O robėt e Mi qė besuat, toka Ime ėshtė e gjerė, pra vetėm Mua mė adhuroni. (29-Ankebut)
1. Pasha qiellin me plot yje, 2. Pasha ditėn e premtuar, 3. Pasha atė qė dėshmon dhe atė qė dėshmohet! 4. Mallkuar qofshin ata tė zotėt e hendeqeve, 5. Tė zjarrit me plot lėndė djegėse, 6. Kur ata rrinin ulur rreth tij, 7. Dhe dėshmonin atė qė bėnin me besimtarėt. 8. E nuk patėn pse t'i urrejnė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin, 9. Tė cilit i takon sundimi i qiejve e i tokės; e All-llahu ėshtė dėshmitar i ēdo sendi. 10. Ėshtė e sigurt se ata qė i sprovuan besimtarėt dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanė dėnimin e xhehennemit dhe dėnimin e djegies. (85-Buruxh)
9. A mė tregon atė qė pengon, 10. njė rob kur ai falet? 11. Ē'mendon kur ai (robi) ėshtė nė rrugė tė drejtė? 12. Ose ai (rob) urdhėroi pėr sinqeritet. 13. A mė tregon nėse ai pėrgėnjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)? 14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh? 15. Jo, jo! Nėse nuk tėrhiqet, vėrtet do ta kapim pėr flokėsh mbi ballin. 16. Floku rrenacak, mėkatar. 17. E ai le t'i thėrret ata tė vetėt. 18. Ne do t'i thėrrasim zebanitė. 19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me tė. (96-'Alek)
|