|
Ajete nga kreu: Shpallja e fesė Tema: Faraoni
49. Pėrkujtoni edhe kur ju shpėtuam prej popullit tė faraonit, qė nga ai shijuat dėnimin mė tė idhėt, duke ua therė bijtė tuaj, e duke ua lėnė gjallė gratė tuaja. Nė kėtė torturė pėrjetuat njė sprovim tė madh nga Zoti juaj. (2-Bekare)
11. Si gjendja e pasardhėsve tė faraonit dhe e atyre qė ishin para tyre, qė pėrgėnjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatėrroi me fajet e tyre, All-llahu ndėshkon shumė ashpėr. (3-Ali Imran)
52. Edhe idhujtarėt, siē e kishte traditė populli i faraonit, e dhe ata qė ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e pėr shkak tė mėkateve All-llahu i shkatėrroi. All-llahu ėshtė i plotfuqishėm, ndėshkues i ashpėr. 54. Ashtu siē ishte traditė e popullit tė faraonit dhe atyre qė kishin qenė mė parė, qė i konsideronin tė rreme faktet e Zotit tė tyre, e Ne pėr kėto tė kėqija tė tyre i shkatėrruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosėm, por tė gjithė kėta ishin dėmtues tė vetes sė tyre. (8-Enfal)
75. Pastaj, pas tyre dėrguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit tė tij, po ata paraqitėn kryelartėsi, pse ishte popull qė bėnte krime. 76. E kur u erdhi atyre e vėrteta e sigurt nga Ne, ata thanė: "Kjo nuk ėshtė tjetėr pos magji e qartė". 77. Musai tha: "A tė vėrtetės i thoni magji? A magji ėshtė kjo? Magjistarėt nuk shpėtojnė?" 78. Ata thanė: "Mos erdhe tė na largosh nga ajo (feja) qė e gjetėm te prindėrit tanė, pėr t'ju mbetur juve dyve madhėshtia nė tokė? Po ne nuk ju besojmė juve dyve". 79. Faraoni tha: "Sillmėni mua tė gjithė magjistarėt e aftė". 80. E kur erdhėn magjistarėt, Musai u tha: "Hidhni ē'keni pėr tė hedhur". 81. E kur i hodhėn ata, Musai u tha: "Kjo qė e sollėt ju tash, vėrtet ėshtė magji!" Po All-llahu do ta asgjėsojė kėtė, sepse All-llahu nuk e pėrkrah veprėn e tė prishurve. 82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon tė vėrtetėn, ndonėse e urrejnė tė pabesėt. 83. Duke pasur frikė nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnė, Musait nuk i besoi kush pos njė pjese e pasardhėsve tė popullit tė tij. Vėrtet, faraoni ishte mbizotėrues nė tokė dhe ai ishte prej shkatėrrimtarėve. 84. Musai tha: "O populli im, nėse i keni besuar All-llahut, vetėm atij mbėshtetuni, nėse jeni tė dorėzuar (vendimit tė Tij)!" 85. Ata iu pėrgjigjėn duke i thėnė: "All-llahut iu kemi mbėshtetur, Zoti ynė, mos i mundėso popullit mizor tė na sprovojė!" 86. "Dhe me mėshirėn tėnde, na shpėto prej popullit jobesimtar!" 87. Ne i thamė Musait dhe vėllait tė tij t'i bėni vend nė Egjipt popullit tuaj, shtėpitė tuaja t'i bėni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) pėrgėzoi besimtarėt! 88. Musai tha: "Zoti ynė, Ti i ke dhėnė faraonit dhe parisė sė tij mjete tė pėrjetimit dhe pasuri nė jetėn e kėsaj bote, ashtu qė o Zoti ynė, po i largojnė njerėzit prej rrugės tėnde. Zoti ynė, zhduke pasurinė e tyre, shtrėngoi zemrat e tyre, qė tė mos besojnė derisa ta shijojnė dėnimin e idhėt". 89. Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj ėshtė pranuar, prandaj ju tė dy qėndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugėn e atyre qė nuk dinė!" 90. Ne i kapėrcyem beni israilėt pėrtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqėsisht derisa e pėrfshiu atė pėrmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetėr pos Atij qė i besuan beni israilėt, edhe unė jam nga muslimanėt!" 91. Ti tani beson, ndėrsa mė parė kundėrshtove dhe ishe njėri prej shkatėrruesve! 92. Sot po tė shpėtojmė ty (po tė nxjerrim prej detit) me trupin tėnd (tė vdekur), qė tė shėrbesh si argument pėr ata qė vijnė pas teje. Vėrtet, ekziston njė shumicė njerėzish qė nuk hulumtojnė argumentet Tona. (10-Junus)
96. Ne e patėm dėrguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete, 97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindėn urdhrit tė faraonit, por urdhėri i faraonit nuk ishte menēuri. 98. Nė ditėn e kijametit ai (faraoni) i prinė popullit tė vet dhe u fut nė zjarr. Sa i shėmtuar ėshtė ai vend i ofruar. 99. Edhe nė kėtė botė ata i pėrcolli mallkimi, e edhe nė ditėn e kijametit. Sa e keqe ėshtė ajo dhuratė e dhuruar. (11-Hud)
6. (pėrkujto) Kur Musai i tha popullit tė vet: "Pėrkujtojeni dhuntinė e All-llahut ndaj jush, kur ju shpėtoi prej rrethit tė faraonit qė ju shijonit dėnimin mė tė shėmtuar, ju mbytnin bijtė tuaj, e i linin gratė tuaja tė jetojnė. Nė ato kishit sprovė tė madhe nga Zoti juaj." (14-Ibrahim)
101. Ne i patėm dhėnė Musait nėntė argumente (mrekulli) tė qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilėt (nėse duan tė dėshmojnė) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thėnė faraoni: "O Musa, unė mendoj ti je i magjepsur!" (17-Isra)
24. "Shko te faraoni se ai ka ngritur kokė (ėshtė bėrė arrogant)". 42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vėllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit tė pėrmendurit ndaj Meje. 43. Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet e ka tepruar. 44. Atij i thuani fjalė tė buta, ndoshta ai mendohet a frikėsohet. 45. Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne kemi frikė se do tė na ndėshkojė menjėherė ose do t'i kalojė kufijtė kundėr nesh". 46. Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikėsoni, se Unė (me ndihmėn Time) jam me ju, dėgjoj (ē'do t'ju thotė) dhe shoh (ē'do tė bėjė me ju)". 47. I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi qė tė dy tė dėrguar tė Zotit tėnd, lėshoi beni israilėt tė vijnė me ne, e mos i mundo! Ne tė kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpėtimi ėshtė pėr atė qė ndjek rrugėn e drejtė. 48. Ne na ėshtė thėnė se dėnimi ėshtė pėr atė qė gėnjen (tė dėrguarit) dhe ia kthen shpinėn besimit". 49. Ai (faraoni) tha: "E kush ėshtė Zoti i juve dyve, o Musa?" 50. (Musai) Tha: "Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo sendi i dha formėn e vet, pastaj e udhėzoi atė?" 51. Ai tha: "Si ėshtė gjendja e popujve tė mėparshėm?" 52. (Musai) Tha: "Dija pėr ata ėshtė te Zoti im, e shėnuar nė njė libėr. Zoti im nuk gabon e as nuk harron". 53. (Zoti im) I cili pėr ju e bėri tokėn si djep, pėr tė mirėn tuaj hapi rrugė nėpėr tė, lėshoi shiun prej sė larti, e kjo mundėsoi qė tė mbijnė bimė tė llojeve tė ndryshme. 54. Hani ju dhe kullotni kafshėt tuaja (nga ato bimė). Vėrtet, pėr tė gjitha kėto (qė u pėrmendėn) ka argumente pėr ata qė kanė mendje tė shėndoshė. 55. Prej asaj (tokės) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmė pėrsėri nė tė, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe njė herė. 56. Ne ia bėmė tė mundshme atij t'i shohė tė gjitha argumentet Tona, por ai i gėnjeu ato dhe i refuzoi. 57. (Atėherė faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur qė me magjinė tėnde tė na nxjerrėsh prej tokės sonė (prej Egjiptit)? 58. Edhe ne do tė kundėrvihemi me njė aso magjie, pra cakto njė kohė dhe njė vend qė do tė na pėrshtatet, e qė nuk do ta thyenim as ne as ti". 59. (Musai) Tha: "Koha e caktuar le tė jetė dita e festės nė mėnyrė qė njerėzit tė tubohen paradite". 60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarėt e vet dhe doli nė kohėn (dhe vendin) e caktuar. 61. Atėherė Musai u tha atyre (magjistarėve): "Mjerimi ėshtė juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjė gėnjeshtėr e t'ju shkatėrrojė me ndonjė dėnim, se pa dyshim ai qė shpif ka dėshtuar keq". 62. Ata (magjistarėt) polemizuan pėr ēėshtjen e tyre, por bisedėn e bėnė fshehurazi (nga masa). 63. Ata pastaj (pas bisedės sė fshehtė) thanė: "Kėta tė dy janė magjistarė, qė me magjinė e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinė) tuaj qė pa dyshim ėshtė mė i drejti". 64. Pra, (meqė janė magjistarė) ju vendosni seriozisht ēėshtjen tuaj dhe dilni nė shesh tok tė bashkuar, e ai qė triumfon sot, ai ka arritur suksesin. 65. Ata thanė: "O Musa, do tė hedhėsh ti apo ne po hedhim tė parėt?" 66. Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarėt dhe shkopinjtė lėviznin (si gjarpėrinj). 67. E Musai ndjeu nė vete njėfarė frike. 68. Ne i thamė atij: "Mos kr frikė, ėshtė mė se e sigurt se ti do tė jesh triumfues!" 69. Tani hidhe atė qė e ke nė dorėn tėnde tė djathtė (shkopin), qė t'i gėlltisė ato qė i bėnė ata, sepse ajo qė bėnė ata nuk ėshtė asgjė tjetėr pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do tė ketė sukses kudo qoftė. 70. Atėherė (kur shkopi i Musait i gėlltiti) magjistarėt u hodhėn nė sexhde e thanė: "Ne i besuam Zotit tė Harunit dhe tė Musait!" 71. Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t'u japė unė leje? Ai (Musai) ėshtė prijės i juaj, i cili ua mėsoi magjinė, unė do t'ua pres duart e kėmbėt tėrthorazi e do t'u var nė trungujt e hurmave, e atėherė ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dėnim mė tė ashpėr e mė tė vazhdueshėm?" 72. Ata thanė: "Pasha Atė qė na krijoi, nuk tė japim pėrparėsi ty ndaj argumenteve qė na erdhėn, e ti bėje atė qė mendon ta bėsh, dhe mund ta zbatosh vetėm atė qė i takon jetės sė kėsaj bote!" 73. Ne i besuam Zotit tonė qė Ai tė na i falė gabimet dhe magjinė, me tė cilėn ti na detyrove. All-llahu ėshtė mė i miri (nė tė shpėrblyerit) dhe mė i pėrjetshmi (nė tė dėnuar)! 77. Ne i kumtuam Musait: "Udhėto natėn me robtė e Mi, hapju atyre rrugė tė terur nė det, e mos ki frikė se do tė zėnė, a do tė fundosesh". 78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinė e vet, po ata pėsuan nė det ashtu si pėsuan. 79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhėzoi. (20-Ta Ha)
10. (Pėrkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Tė shkosh tek ai popull zullumqar!" 11. Populli i faraonit, a nuk janė duke u frikėsuar (dėnimit)? 12. Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikė se do tė mė trajtojnė si gėnjeshtar. 13. Do tė mė shtrėngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do tė mė leshohet gjuha ime (tė flas rrjedhshėm), andaj dėrgoje (bėre pejgamber) Harunin. 14. Madje unė kam njė faj ndaj tyre, e kam frikė se do tė mė mbysin (pėr hakmarrje)!" 15. Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do tė mbysin), po shkoni ju tė dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vėshtrues tuaj (ju dėgjojmė e ju ndihmojmė). 16. Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi tė dėrguar nga Zoti i tė gjitha botėve. 17. T'i lejosh beni israilėt tė vijnė me ne!" 18. Ai (faraoni) tha: "A nuk tė rritėm ty si fėmijė nė mesin tonė, ku i kalove disa vjet tė jetės sate. 19. Dhe ti e bėre atė punėn tėnde qė e bėre, pra ti je mohues (i tė mirave qė t'i bėmė). 20. (Musai) Tha: "E bėra atė, atėherė kur isha i pavetėdijshėm. 21. Andaj edhe ika prej jush kur u frikėsova nga ju, e Zoti im mė dhuroi urtėsi dhe mė bėri nga tė dėrguarit. 22. Mė pėrmend atė tė mirė qė ma bėre mua, e ti i robėrove beni israilėt!" 23. (Faraoni) Tha: "E cili ėshtė ai zot i botėve (qė ju dėrgoi)?" 24. Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokės dhe ē'ka ndėrmjet tyre, nėse bindeni!" 25. Ai (faraoni) atyre qė ishin pėrreth, u tha: "A nuk e dėgjoni?!" 26. Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindėrve tuaj tė parė!" 27. (Faraoni) Tha: "Vėrtet, i dėrguari juaj qė u ėshtė dėrguar juve, me siguri ėshtė i ēmendur!" 28. (Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perėndimit dhe ē'ka ndėrmjet tyre, po qe se kuptoni!" 29. (Faraoni) Tha: "Nėse ti beson zot tjetėr pos meje, do tė gjendesh nė mesin e tė burgosurve!" 30. (Musai) Tha: "A edhe nėse tė sjell ndonjė argument tė qartė!" 31. Ai tha: "Sille pra, nėse thua tė vėrtetėn?" 32. Atėherė, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndėrrua nė gjarpėr tė vėrtetė. 33. Nxori dorėn prej xhepit, kur qe, ajo nė sy tė shikuesve flakėronte nga bardhėsia. 34. (Faraoni) Parisė qė e rrethonin, u tha: "Vėrtet, ky qenka magjistar shumė i aftė! 35. Qė me magjinė e vet dėshiron t'ju dėbojė nga toka juaj, e ē'mė propozoni mua?" 36. (Paria) Shtyje atė dhe vėllain e tij (ēėshtjen e tyre) pėr mė vonė, e ti dėrgo nėpėr qytete tubues. 37. Qė t'i sjellin tė gjithė magjistarėt e dijshėm kėtu. 38. Dhe, magjistarėt u tubuan nė kohėn e ditės sė caktuar. 39. Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni, 40. Ashtu qė t'i pėrkrahim magjistarėt, nėse ata triumfojnė". 41. E kur erdhėn magjistarėt i thanė faraonit: "A do tė ketė shpėrblim pėr ne, nėse dalim ngadhėnjimtarė?" 42. Ai tha: "Po, bile ju atėherė do tė jeni prej mė tė afėrmve!" 43. Musai atyre u tha: "Hidheni atė qė keni pėr ta hedhur!" 44. E ata i hodhėn litarėt dhe shkopinjtė e tyre duke thėnė: "Pėr hir tė madhėrisė sė faraonit, ne me siguri do tė jemi ngadhėnjyes!" 45. Atėherė edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjėherė gėlltiste gjithė ēka kishin improvizuar ata. 46. Atėherė magjistarėt ranė nė sexhde (u pėrulėn). 47. E thanė: "Ne i besuam Zotit tė botėve, 48. Zotit tė Musait e tė Harunit!" 49. Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t'ju lejoja unė?!" S'ka dyshim se ai (Musai) ėshtė prijėsi juaj qė ua mėsoi juve magjinė, e keni pėr ta marrė vesh mė vonė. Unė do t'ua shkurtoj (do t'ua prejė) duart dhe kėmbėt tuaja tė anės sė kundėrt (kithi) dhe qė tė gjithėve do t'ju gozhdoj". 50. Ata (magjistarėt) thanė: "S'ka rėndėsi, ne kthehemi Zotit tonė. 51. Meqė ne jemi besimtarėt e parė, shpresojmė se Zoti ynė do tė na i falė mėkatet tona!" 52. Ne e urdhėruam (pėrmes shpalljes) Musain: "Tė udhėtosh natėn me robėrit e Mi dhe se ju do tė ndiqeni (prej faraonit)". 53. E faraoni dėrgoi nėpėr qytete pėr tė tubuar njerėz, 54. (Duke u thėnė se) Ata janė njė grup i vogėl (tė cilėt ikėn me Musain). 55. Dhe se me tė vėrtetė ata na kanė zemėruar (dhe ikėn pa lejen tonė). 56. E me tė vėrtetė, ne duhet tė jemi syēelė. 57. Dhe Ne (u mbushėm mendjen e) i nxorėm prej kopshteve e burimeve, 58. prej pasurisė nė depo dhe prej vendbanimeve tė bukura. 59. Ja ashtu, Ne ua bėmė atė trashėgim beni israilėve. 60. E ata (tė faraonit) i arritėn (beni israilėt) nė kohėn e lindjes sė diellit. 61. Dhe kur u panė dy grupet, shokėt e Musait thanė: "Me siguri na zunė!" 62. Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė". 63. Ndėrsa Ne Musait i thamė: "Me shkopin tėnd bjeri detit". Deti u nda dhe ēdo pjesė u bė si kodėr e madhe. 64. E Ne i afruam atje tė tjerėt (ata tė faraonit). 65. Dhe Ne e shpėtuam Musain dhe tė gjithė ata qė ishin me tė. 66. Kurse tė tjerėt i pėrmbytėm nė ujė. (26-Shu'ara)
12. Fute dorėn tėnde nė xhepin tėnd, e ajo do tė dalė e bardhė pa kurrfarė tė keqe, e kėto janė ndėr nėntė argumentet pėr tė (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me tė vėrtetė ata janė popull i prishur. 13. E kur u erdhėn argumentet Tona tė qarta, ata thanė: "Kjo pa dyshim ėshtė magji!" 14. Dhe, edhe pse bindshėm tė besueshėm nė to (se ishin nga Zoti), i mohuan nė mėnyrė tė padrejtė e me mendjemadhėsi, pra shikoje se ēfarė ishte fundi i shkatėrrimtarėve. (27-Neml)
3. Qė po t'i lexojmė ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e qė ėshtė e vėrtetė pėr njė popull qė beson. 4. Me tė vėrtetė, faraoni ka ngritur kokėn lart nė tokė, e popullin e saj e grupėzuar dhe njė grup prej tyre e shtyp, ashtu qė djemt e tyre ua mbyt, e gratė e tyre ua lė tė jetojnė. Vėrtet, ai ishte prej mė shkatėrrimtarėve. 5. E Ne duam t'i lartėsojmė ata qė u shtypėn nė tokė, t'i bėjmė udhėheqės dhe t'i bėjmė trashėgues. 6. Dhe atyre t'u japim pushtet nė tokė, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisė sė kėtyre dyve t'ua tregojmė atė qė i ruheshin (ia kishin frikėn). 7. Ne nėnėn e Musait e inspiruam: t'i japė atij gji, e kur tė keshė frikė pėr tė, atėherė atė hidhe nė lumė, e mos u frikėso as mos u pikėllo, se Ne do ta kthejmė atė ty dhe do ta bėjmė atė nga tė dėrguarit. 8. E atė e gjeti familja faraonit, ashtu qė nė fund ai t'u bėhet atyre armik e dėshpėrim. Vėrtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundėrshtarė (gabonin me qėllim). 9. E gruaja e faraonit tha: "Shpresė gėzimi pėr mua dhe pėr ty, mos e mbytni atė, ndoshta do tė na sjellė dobi ose do ta adoptojmė si fėmijė". Pra ata nuk e dinin rrjedhimin. 32. Fute dorėn nė xhep e ajo do tė dalė e bardhė pa ndonjė tė metė dhe shtrėngoje pėr vete krahun tėnd kur tė frikėsohesh. Kėto janė dy argumente nga Zoti yt pėr te faraoni dhe rrethi i tij, se me tė vėrtetė ata janė popull i prishur. 33. Ai (Musai) tha: "O Zoti im, unė kam mbytur njė njeri prej tyre, e frikėsohem se do tė mė mbysin!" 34. E vėllai im, Haruni, ėshtė mė orator se unė, andaj dėrgoje atė me mua ndihmė qė t'i vėrtetojė fjalėt e mia. Unė kam frikė se do tė mė shpallin gėnjeshtar. 35. (All-llahu iu pėrgjigj) Tha: "Ne do ta forcojmė ty krahun me vėllain tėnd dhe me argumentet Tona do t'ju japim pushtet juve dyve ashtu qė ata tė mos mund t'u afrohen juve, andaj ju tė dy dhe ata qė u janė bindur juve, jeni ngadhėnjimtarė". 36. E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona tė qarta, ata thanė: "Kjo nuk ėshtė tjetėr vetėm se magji e trilluar dhe kėtė nuk e kemi dėgjuar as ndėr prindėrit tanė tė hershėm!" 37. E Musai tha: "Zoti im e di mė sė miri pėr atė qė u erdhi me udhėzim prej Tij dhe kujt do t'i takojė pėrfundimi i mirė, se mizorėt me siguri nuk do tė kenė shpėtim". 38. E faraoni tha: "O ju pari, unė nuk njoh ndonjė zot tjetėr pėr ju pos meje, andaj ti o Haman, m'i pjek (tullat) nga dheu e mė ndėrto njė kullė tė lartė, ndoshta do tė arrijė ta shoh zotin e Musait, sepse unė mendoj se vėrtet ai ėshtė gėnjeshtar". 39. Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollėn nė tokė me kryeneēėsi ndaj tė vėrtetės dhe menduan se nuk do tė kthehen te Ne. 40. Andaj, Ne e kapėm atė dhe ushtrinė e tij dhe e hodhėm nė det e shiko pra se si pėrfundojnė mizorėt. 41. Dhe ata i bėmė prijėsa qė thėrrasin pėr nė zjarr dhe nė ditėn e kijametit atyre nuk do t'u ndihmohet. 42. Edhe nė kėtė botė i kemi pėrcjellė ata me mallkim, kurse nė ditėn e kijametit ata janė tė pėrbuzur. (28-Kasas)
39. Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhėsi, ndaj nuk mundėn t'i shptojnė dėnimit. 40. Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharruam nė tokė dhe disa i pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė, por ata vetes sė tyre i bėnė padrejtė. (29-Ankebut)
12. Pėrgėnjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave tė mėdha. (38-Sad)
30. Ndėrkaq, ai qė kishte besuar tha: "O populli im, unė kam frikė pėr ju se po u gjen si i gjeti popujt e mėparshėm (grupet e mėparshme)!" 34. Edhe Jusufi qysh herėt ju pat ardhur me argumente tė qarta e ju gjithnjė ishit nė dyshim ndaj asaj qė ju pat sjellė, derisa edhe kur vdiq ai, ju patėt thėnė: "All-llahu nuk do tė dėrgojė pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bėn tė humbur atė qė ėshtė i shfrenuar, i dyshimtė. (40-Gafir)
23. Ne e kemi pas dėrguar Musain me argumente e fakte tė qarta, 24. te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanė: "Magjistar e gėnjeshtar!" 25. Kur ua solli ai tė vėrtetėn nga ana Jonė, ata thanė: "Mbytni djemtė e atyre qė i besuan atij, e lini tė jetojnė gratė e tyre, por dredhitė e tyre nuk qenė tjetėr pos dėshtim". 26. Faraoni tha: "Mė lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thėrrasė Zotin e vet, pse unė kam frikė se po ua ndryshon fenė tuaj, ose po nxit trazira nė vend!" 27. Musai tha: "Unė i jam mbėshtetur Zotit tim dhe Zotit tuaj qė tė mė mbrojė prej ēdo kryeneēi, qė nuk i beson ditės sė pėrgjegjėsisė!" 28. Njė njeri besimtar nga familja e faraonit qė e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni njė njeri vetėm pse thotė Zoti im ėshtė All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellė argumente? Nėse ai ėshtė rrenės, pėr vete e ka rrenėn, e nėse ėshtė i drejtė, juve do t'ju godasė diēka nga ajo qė ai ua premton. S'ka dyshim se All-llahu nuk udhėzon nė rrugė atė qė e tejkalon dhe ėshtė rrenės. 29. O populli im, sot pushteti ėshtė juaji nė vend, po kush do tė na mbrojė prej dėnimit tė All-llahut nėse ai na pėrfshin? " Faraoni tha: "Unė nuk kam mendim tjetėr t'ju japė pos atij qė ju thashė dhe nuk jam duke ua udhėzuar tjetėr pos nė rrugėn e drejtė!" 36. E faraoni tha: "O Haman, ndėrtoma njė pyrg, e ndoshta do t'i gjejė rrugėt. 37. Rrugėt e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unė mendoj se ai ėshtė rrenės". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirė vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugės sė drejtė, kėshtu qė parashikimet e faraonit ishin tė asgjėsuara. 45. Dhe All-llahu e shpėtoi atė (besimtarin) prej tė kėqijave qė i kurdisėn, ndėrsa ithtarėt e faraonit i pėrfshiu dėnimi mė i keq. 46. Ata i nėnshtroi zjarrit mėngjes e mbrėmje, e ditėn e kijametit (u thuhet engjėjve): "Ithtarėt e faraonit futni nė dėnimin mė tė rėndė!" (40-Gafir)
46. Ne e patėm dėrguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: "Unė jam i dėrguari i Zotit tė gjithėsisė!" 47. E kur ua solli ai argumentet Tona, ata u tallėn me to. 48. Dhe Ne nuk u treguam asnjė mrekulli (ndėshkuese) qė nuk ishin mė tė mėdha se njėra-tjetra dhe ashtu i ndėshkuam nė mėnyrė qė tė tėrhiqeshin nga rruga qė praktikonin. 49. Dhe ata thanė: "O ti magjistar, lute pėr ne Zotin tėnd sipas besės qė ta ka dhėnė (tė na e largojė dėnimin), se ne po besojmė!" 50. E kur ua hoqėm atyre dėnimin, qe, ata e thyen besėn. 51. Ndėrsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk ėshtė imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i kėtyre lumenjve qė rrjedhin nėn pallatin tim, a nuk po shihni?" 52. Pra, unė jam mė i mirė se ky qyqar qė mezi flet! 53. Pėrse nuk i janė vėnė atij bylyzykė nga ari, ose tė kenė ardhur bashkė me tė engjėjt shoqėrues? 54. Dhe ashtu ai e frikėsoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vėrtet popull i shkatėrruar. 55. Kur ata nxitėn hidhėrimin Tonė, Ne iu hakmorėm atyre dhe i pėrmbytėm tė gjithė. (43-Zuhruf)
17. Ne pėrpara tyre e vumė nė sprovė popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dėrguar i ndershėm. 30. Ndėrsa Ne i shpėtuam beni israilėt prej vuajtjeve nėnēmuese, 31. Prej faraonit. Vėrtet ai ishte mizor i pakufishėm. (44-Duhan)
12. Para tyre pėrgėnjeshtruan populli i Nuhut, banorėt e Bunarit (tė pusit) dhe Themudi. 13. Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vėllezėrit e Lutit. (50-Kaf)
38. (Kemi lėnė shenjė) Edhe nė Musain kur Ne e dėrguam te faraoni me fakte tė forta. 39. E ai, me tėrė anėn (fuqinė) e vet, ia ktheu shpinėn dhe tha: "Ėshtė magjistar, ose ėshtė i ēmendur!" 40. E Ne e kapėm atė dhe ushtrinė e tij dhe e hodhėm nė det, dhe ai e bėri veten tė jetė i sharė. (51-Dharijat)
41. Edhe rrethit tė faraonit i patėn ardhur shumė vėrejtje. 42. Ata i pėrgėnjeshtruan tė gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dėnuam ashtu siē ėshtė dėnimi i njė ngadhėnjyesi, i njė fuqiploti. (54-Kamer)
11. E atyre qė besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė xhennet dhe mė shpėto prej faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor!" (66-Tahrim)
9. Erdhi faraoni dhe ata qė ishin para tij si dhe tė pėrmbysurit (fshatrat e popullit tė Lutit), me punė tė gabuara. 10. Ata kundėrshtuan tė dėrguarin e Zotit tė tyre, e Ai i dėnoi ata me njė dėnim edhe mė tė madh (prej dėnimeve tė mėparshme). (69-Hakka)
15. Ne dėrguam te ju tė dėrguar qė dėshmon kundėr jush, ashtu siē patėm dėrguar edhe te faraoni tė dėrguar. 16. E faraoni e kundėrshtoi tė dėrguarin, andaj Ne i dhamė atij njė dėnim tė rėndė. (73-Muzemmil)
15. A tė ka ardhur ty rrėfimi i Musait? 16. Kur Zoti i tij e pat thirrur nė luginėn e bekuar Tuva (rrėnzė kodrės Turi Sina). 17. Shko te faraoni se vėrtet ai e ka tepruar. 18. Dhe thuaj: "E ke ndėr mend tė pastrohesh?" 19. Unė tė udhėzoj te Zoti yt e ti t'ia keshė frikėn Atij! 20. Dhe ai ia tregoi mrekullinė e madhe. 21. Po ai e pėrgėnjeshtroi dhe e kundėrshtoi. 22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me tė shpejtė. 23. I tuboi (tė gjithė tė vetėt) dhe u mbajti fjalim. 24. E u tha: "Unė jam zoti juaj mė i lartė!" 25. Atėherė All-llahu tmerrshėm e dėnoi atė, pėr kėtė tė fundit dhe pėr atė tė parėn. (79-Nazi'at)
17. A tė ka ardhur ty lajmi i ushtrive, 18. Tė faraonit dhe tė Themudit? (85-Buruxh)
6. A nuk e di ti se ē'bėri Zoti yt me Ad-in? 10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! (89-Fexhr)
|