|
Ajete nga kreu: Muhammedi a.s. Tema: Medineja
101. Edhe rreth jush ka beduinė qė janė hipokritė, e edhe nga banorėt e Medines qė janė pėrcaktuar pėr hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimė, ata do t'i dėnojmė dy herė, pastaj shtyhen nė dėnimin e madh. (9-Tewbe)
13. Dhe kur njė grup prej tyre thanė: "O banorė tė Jethribit, nuk ka qėndresė pėr ju, ndaj kthehuni!" E njė grup prej tyre kėrkonin lejen e Pejgamberit, duke thėnė: "Shtėpitė tona janė tė pambrojtura!" Edhe pse ato nuk ishin tė pambrojtura, nė realitet ata nuk donin tjetėr por vetėm tė iknin. (33-Ahzab)
60. Po nėse hipokritėt dhe ata qė kanė zemra tė sėmura, dhe ata qė pėrhapin gėnjeshtra nė Medine, nuk ndalen, Ne do tė bėjmė qė ti tė dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do tė jenė fqinj me ty nė tė, vetėm njė kohė tė shkurtėr. (33-Ahzab)
8. Ata thonė: "Nėse do tė kthehemi (prej luftės me Beni Mustalikėt) nė Medine, ai mė i forti patjetėr prej aty ka pėr ta pėrzėnė atė mė tė dobėtin!" (ashtu thanė) Ndėrsa e tėrė krenaria i takon All-llahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė. (63-Munafikun)
|