|
Ajete nga kreu: Plotėsim Tema: Is'haku a.s.
133. A ishit ju (ithtarė tė librit) dėshmitarė kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve tė vet u tha: "Ēka do tė adhuroni pas meje"? Ata thanė: "Do ta adhurojmė Zotin tėnd dhe Zotin e prindėrve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, njė tė vetmin Zot dhe ne, vetėm Atij i jemi dorėzuar"! 136. Ju (besimtarė) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbėdhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm atij i jemi bindur. 140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhėsit kanė qenė jehudi ose tė krishterė? Thuaj: "A e dini ju mė mirė apo All-llahu? Kush ėshtė mė mizor se ai, qė e ka dėshminė e All-llahut pranė vetes dhe e fshehė. All-llahu nuk ėshtė i panjoftuar me veprimet tuaja". (2-Bekare)
84. Ne atij (Ibrahimit) i falėm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhėzuam. Mė parė edhe Nuhun e patėm udhėzuar. E nga pasardhėsit e tij (tė Ibrahimit) udhėzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kėshtu i shpėrblejmė bamirėsit. (6-En'am)
71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte nė kėmbė dhe qeshi, e Ne e pėrgėzuam atė me Is'hakun, e pas Is'hakut me Jakubin. (11-Hud)
49. E pasi u largua prej tyre dhe prej ēka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe qė tė dy i bėmė pejgamberė. (19-Merjem)
72. Dhe ia falėm atij Is'hakun, e si dhuratė edhe Jakubin. Dhe qė tė gjithė i bėmė tė mirė (pejgamberė). (21-Enbija)
112. Dhe Ne e gėzuam atė me (njė djalė tjetėr) Is'hakun, pejgamber prej tė mirėve. (37-Saffat)
|