|
Ajete nga kreu: Plotėsim Tema: Xhaluti
249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinė, tha: "All-llahu do t'ju sprovojė me njė lumė, e ai qė pi prej atij, ai nuk ėshtė me mua, e kush nuk e shijon atė, ai ėshtė me mua, pėrveē atij qė me dorėn e vet e pi njė grusht"! Mirėpo, me pėrjashtim tė njė pakice prej tyre, tė tjerėt pinė nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atė sė bashku me te edhe ata qė ishin besimtarė thanė: "Ne sot nuk kemi fuqi kundėr Xhalutit dhe ushtrisė sė tij"! Po ata qė ishin tė bindur se do ta takonin All-llahun thanė: "Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e All-llahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha"! All-llahu ėshtė me durimtarėt. 250. E kur i dualėn pėrballė Xhalutit dhe ushtrisė sė tij, thanė: "Zoti ynė! Na dhuro durim! Na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr pabesimtarėve! 251. Me ndihmėn e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllėkun dhe e mėsoi atė pėr ēdo gjė qė deshi. Dhe sikur All-llahu tė mos i mbronte njerėzit me disa prej disa tė tjerėve, do tė shkatėrrohej toka, po All-llahu ėshtė bamirės i madh ndaj njerėzimit. (2-Bekare)
|