|
Ajete nga kreu: Plotėsim Tema: Bėmirėsia
44. A po i urdhėroni (thirrni) njerėzit pėr punė tė mira, e veten tuaj po e harroni? Ndėrsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni? 177. Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit. (2-Bekare)
92. Kurrė nuk do ta arrini sinqeritetin e plotė me besim (as kėnaqėsinė e lumtur nė xhennet) derisa tė mos e jepni mė tė dhembshmen (mė tė dashurėn) e pasurisė suaj. Ēkado qė jepni (pėr Zotin), All-llahu atė e di. (3-Ali Imran)
2. O ju qė besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtė (mos lejoni luftėn), as kurbanin (mos e pengoni), as atė me qafore (tė caktuar pėr kurban), as (mos pengoni) ata qė duke kėrkuar begati nga Zoti i tyre dhe kėnaqėsinė e Tij, kanė mėsyer (pėr vizitė) shtėpinė e shenjtė (Qaben). E kur tė hiqni ihramin, atėherė gjahtoni. Urrejtja ndaj njė populli, qė iu pat penguar nga xhamia e shenjtė, tė mos ju shtyjė tė silleni nė mėnyrė tė padrejtė kundėr tyre. Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė. (5-Maide)
9. O ju qė keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni pėr ēka ėshtė mėkat, armiqėsi dhe kundėrshti ndaj pejgamberit, por bisedoni pėr punė tė ndershme e tė matura dhe kini frikėn All-llahut, te i cili do tė tuboheni! (58-Muxhadele)
|