|
Ajete nga kreu: Shkenca mbi pėrsosmėrinė e moralit Tema: Mashtrimi-tradhėtia
105. Ne tė zbritėm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot tė vėrteta, qė tė gjykosh mes njerėzve me atė qė tė mėsoi All-llahu. Mos u ngatėrro pėr tradhėtarėt (mos u dil nė ndihmė). 106. Kėrkoj falje (pėr kėtė) All-llahut. All-llahu falė, mėshiron. 107. Mos polemizo pėr ata qė tradhtojnė vetveten. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė gėnjeshtar e mėkatar. 108. Ata fshihen (turpėrohen) prej njerėzve, e nuk turpėrohen prej All-llahut, e Ai ėshtė me ta edhe kur planifikojnė fshehtas thėnie me tė cilat nuk ėshtė i kėnaqur Ai. All-llahut nuk mund t'i shpėtojnė veprimet e atyre. 109. Ja, ju jeni ata qė i mbrojtėt (gėnjeshtarėt) nė jetėn e kėsaj bote, kush do tė polemizojė me All-llahun pėr ta ditėn e gjykimit, apo kush do ti marrė nė mbrojtje? (4-Nisa)
58. Nėse ti e heton tradhtinė e njė populli (ndaj marrėveshjes), atėherė edhe ti ua hidh atyre (marrėveshjen) nė mėnyrė tė njėjtė, sepse All-llahu nuk i do ata qė tradhtojnė (fshehurazi). (8-Enfal)
92. Mos u bėni (nė ēėshtjet e betimit) si ajo (grua) qė e prish tjerrin e saj pasi ta ketė dredhur fort, e t'i bėni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, pėr shkak se njė popull ėshtė mė i madh se tjetri. All-llahu vetėm ju sprovon me kėtė, e nė ditėn e gjykimit Ai gjithsesi do t'ua sqarojė atė gjė rreth tė cilės kundėrshtoheshit. 94. Mos i pėrdorni betimet tuaja pėr dredhi mes jush, e tė rrėshqitni pas forcimit, e ta shijoni tė keqen (e dredhisė) pėr shkak se penguat (tė tjerėt) nga rruga e All-llahut, e ju do tė keni dėnim tė madh. (16-Nahl)
|