|
Ajete nga kreu: Shkenca mbi pėrsosmėrinė e moralit Tema: Qyqarllėku
156. O besimtarė, mos u bėni si ata qė nuk besuan dhe, pėr vėllezėrit e tyre qė kishin dalė nė udhėtim (tregtie e gjallėrimi) ose qė kishin shkuar nė luftė thonin: "Sikur tė kishin ndejtur pranė nesh (e tė mos dilnin), ata as nuk do tė vdisnin as nuk do tė mbyteshin". Atė (bindje), All-llahu ua bėri njė dėshprim nė zemrat etyre. Pse All-llahu ėshtė Ai qė jep jetė dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atė qė ju punoni. 158. Po edhe nėse vdiqėt (nė shtrat) ose u vratė, patjetėr do tė tuboheni te All-llahu. (3-Ali Imran)
72. Ka disa prej jush qė zvaritet (nuk del nė luftė). E nėse ju godet juve ndonjė e papritur thotė: "Zoti mė favorizoi qė nuk isha i pranishėm bashkė me ta" (nė luftė). 73. Po nėse ju takon juve ndonjė e mirė nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do tė thoshte: si mos tė kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjė njoftėsi, pėr fat, tė kisha qenė sė bashku me ta e tė kisha arritur njė fitim tė madh. (4-Nisa)
15. O ju qė besuat! Kur tė ndesheni nė turmėn (qė lėviz ngadalė) e atyre qė mohuan, mos ua ktheni shpinėn. 16. Kush ua kthen atyre shpinėn, nė atė moment veē atij qė kthehet pėr tė luftuar ose pėr t'iu bashkangjitur njė grupi tjetėr, ai ka tėrhequr kundėr vetes hidhėrimin e All-llahut dhe vendi i tij ėshtė xhehennemi. E ai ėshtė pėrfundim i keq. (8-Enfal)
44. Ata qė besojnė All-llahun dhe botėn tjetėr, nuk tė kėrkojnė leje pėr tė mos luftuar me pasurinė dhe veten e tyre. All-llahu i di tė sinqertit. 49. Dhe prej tyre ka tė tillė qė thonė: "Mė lejo mua (tė mos shkoj nė luftė) e mos mė vė nė sprovė!" Ja, ata mu nė sprovė kanė rėnė (mė parė). Xhehennemi gjithsesi i pėrfshin nga tė gjitha anėt jobesimtarėt. 56. Ata betohen nė All-llahun se vėrtet janė si ju, por ata nuk janė me ju, ata janė popull qė frikohet. 57. Sikur tė gjenin ndonjė vendstrehim, ndonjė shpellė a ndonjė vrimė, ata do tė shkonin aty me vrapim. (9-Tewbe)
|