|
Ajete nga kreu: Shkenca mbi pėrsosmėrinė e moralit Tema: Sfrenimi epshor
33. Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetėm tė kėqijat e turpshme, le tė jenė tė hapta ose tė fshehta, ndaloi mėkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa tė drejtė, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur pėr tė kurrfarė argumenti, dhe ndaloi tė thoni pėr All-llahun atė qė nuk e dini se ėshtė e vėrtetė. (7-A'raf)
22. Ai (All-llahu) ua bėri tė mundshėm udhėtimin nė tokė e nė det, deri kur jeni nė anije qė lundrojnė me ta (me udhėtarėt) me anė tė njė ere tė lehtė dhe janė tė lumtur me tė (me erėn e lehtė), ia beh njė erė e fortė dhe nga tė gjitha anėt rrethohen nga valėt dhe binden se janė tė shkatėrruar, e lusin All-llahun pa farė pėrzierje tė idhujve (duke thėnė): "Nėse na shpėton nga kjo (katastrofė), ne do tė jemi gjithnjė falėnderues!" 23. E kur Ai (All-llahu) i shpėtoi ata, ja, ata veprojnė mbrapshtė nė tokė, pa arsye. O ju njerėz! Kryeneēėsia juaj ėshtė vetėm kundėr vetes suaj, ėshtė pėrjetim i jetės sė kėsaj bote, pastaj kthimi juaj ėshtė te Ne, e Ne ju shpėrblejmė pėr veprimet tuaja. (10-Junus)
25. E ata qė e thyejnė besėn e dhėnė All-llahut pasi u patėn zotuar, e kėpusin atė pėr tė cilėn All-llahu ka urdhėruar tė jetė e pakėputur, bėjnė shkatėrrime nė tokė, ata janė tė mallkuar dhe ata kanė pėrfundim tė keq. (13-Rra'd)
|