|
Ajete nga kreu: Shkenca mbi pėrsosmėrinė e moralit Tema: Tė nxiturit e ērregullirave
27. Ata qė e thyejnė besėn e dhėnė All-llahut pasi qė ėshtė lidhur ajo, dhe e kėpusin atė qė All-llahu ka urdhėruar tė jetė e kapur, e edhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, tė tillėt janė ata tė dėshtuarit. 60. Dhe (pėrkujtoni) kur Musai kėrkoi ujė pėr popullin e tij, e Ne i thamė: "Bjeri gurit me shkopin tėnd", atėherė nga ai gufuan dymbėdhjetė kroje qė secili grup e dinte vendin ku do tė pinte ujė. (U thamė) Hani dhe pini nga begatitė e All-llahut e mos vazhdoni tė jeni ērregullues nė tokė. (2-Bekare)
33. Dėnimi i atyre qė luftojnė (kundėrshtojnė) All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, nuk ėshtė tjetėr vetėm se tė mbyten ose tė gozhdohen, ose (tė gjymtohen), t'u priten duart dhe kėmbėt e tyre tė anėve tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi. Kjo (masė ndėshkuese) ėshtė poshtėrim pėr ta nė Dunja, dhe nė botėn tjetėr ata do tė kenė dėnim tė madh. 64. Jehuditė thanė: "Dora e All-llahut ėshtė e shtrėnguar!" Qofshin tė shtangura duart e tyre dhe qofshin tė mallkuar, pse thanė atė. Jo, duart e Tij janė tė shlira. Ai furnizon ashtu si tė dojė. Kjo qė t'u zbrit ty do t'u shtojė disave nga ata (nga paria fetare) shumė largimin dhe mohimin. Ne ndėrmjet tyre hodhėm armiqėsi dhe urrejtje qė do t'u vazhdojė deri nė ditėn e kijametit. Sa herė qė ndezėn zjarr pėr luftė, All-llahu e shuajti atė, e ata pėrpiqen pėr shkatėrrime nė tokė. All-llahu nuk i do ngatėrrestarėt. (5-Maide)
56. Mos bėni ērregullime nė tokė pas rregullimit tė saj (me tė ardhur tė pejgamberėve) dhe luteni Atė duke pasur frikė (dėnimin) dhe duke shpresuar (mėshirėn). S'ka dyshim se mėshira e All-llahut ėshtė pranė atyre tė mirėve. 74. "Pėrkujtoni kur Ai ju bėri sundues pas Adit, ju vendosi nė tokė e ju nė rrafshin e saj ndėrtoni pallate, kurse nė kodrina ngreni shtėpia, pėrkujtoni tė mirat e All-llahut e mos u bėni shkatėrrues nė tokė". 85. E nė Medjen (dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Njė), ju nuk keni zot tjetėr pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojėn, e mos u bėni padrejtėsi njerėzve nė sendet e tyre, dhe mos bėni ērregullime nė tokė pas pėrmirėsimit tė saj. Kėto janė mė tė dobishme pėr ju, nėse jeni besimtarė". (7-A'raf)
151. E mos shkoni pas atyre qė janė tė pafrenuar (qė e teprojnė me vepra tė kėqija). 152. Tė cilėt nė tokė bėjnė shkatėrrime, nuk bėjnė mirė. (26-Shu'ara)
22. A pritet prej jush (hipokritėve) qė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut? (47-Muhammed)
|