|
Ajete nga kreu: Shkenca mbi pėrsosmėrinė e moralit Tema: Ndershmėria dhe korrektėsia
177. Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit. (2-Bekare)
75. Ndėr ithtarė tė librit ka asish, qė po ia besove njė sasi tė madhe (ari), ai ta kthen ty atė, por ka tė atillė qė po ia besove njė dinar, ai nuk ta kthen ty atė, pėrveē nėse gjithnjė i rri gati (ia kėrkon pajada). Kėtė (e bėjnė) pėr arsye se ata thonin: "Ne nuk kemi kurrfarė pėrgjegjėsie ndaj (pasurisė qė u marrim) tė tė paditurve (arabėve analfabetė)". Pra, duke e ditur tė vėrtetėn, ata bėjnė gėnjeshtėr ndaj All-llahut. 76. Jo, (nuk ėshtė ashtu si thonė ata) po kush e pėrmbush amanetin e vet (ėshtė besnik) dhe ruhet nga mėkatet, s'ka dyshim, All-llahu i do ata qė ruhen. (3-Ali Imran)
152. Mos iu afroni pasurisė sė jetimit derisa ai tė arrijė pjekurinė, (mund t'i afroheni) vetėm nė mėnyrė mė tė mirė, zbatoni me drejtėsi masėn dhe peshojėn. Ne nuk ngarkojmė asnjė njeri pėrtej mundėsive tė tij. Kur tė flitni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja pėr (kundėr) tė afėrmit, dhe zotimin e dhėnė All-llahut plotėsonie. Kėto janė me ēka Ai ju porositė kėshtu qė tė pėrkujtoni. (6-En'am)
85. E nė Medjen (dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Njė), ju nuk keni zot tjetėr pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojėn, e mos u bėni padrejtėsi njerėzve nė sendet e tyre, dhe mos bėni ērregullime nė tokė pas pėrmirėsimit tė saj. Kėto janė mė tė dobishme pėr ju, nėse jeni besimtarė". (7-A'raf)
27. O ju qė besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe tė dėrguarin, e ashtu tė tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe ėshtė kjo. (8-Enfal)
85. O populli im, veproni drejt gjatė matjes dhe peshimit, e mos i dėmtoni njerėzit nė asgjė dhe mos shkaktoni rrėmujė nė tokė!" 86. Atė pjesė qė ua lejoi All-llahu ėshtė shumė mė e mirė pėr ju, nėse jeni besimtarė, e unė nuk jamė roje juaj!" (11-Hud)
34. Mos pėrdoroni pasurinė e jetimit ndryshe vetėm nė mėnyrė mė tė mirė (pėr t'ia shtuar), derisa ai ta arrijė pjekurinė e vet. Premtimin zbatonie, pse pėr premtimin ka pėrgjegjėsi. 35. Masėn mbusheni kur matni (me enė) dhe peshoni me peshojė tė drejtė (precize). Kjo ėshtė mė e dobishme dhe ka pėrfundim mė tė mirė. (17-Isra)
181. Plotėsoni matjen, e mos u bėni prej atyre qė lėnė mangu! 182. Dhe matni me peshojė (kandar) tė saktė (precize). 183. Dhe mos lini mangu sendet e njerėzve, e mos bėni shkatėrrime nė tokė. (26-Shu'ara)
38. Andaj, jepja tė afėrmit atė qė i takon, e edhe tė varfėrit edhe udhėtarit, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ata qė veprojnė pėr hir tė All-llahut dhe tė tillėt janė ata tė shpėtuarit. (30-Rum)
7. Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtėsinė. 8. Qė tė mos kaloni kufirin nė drejtėsi. 9. Edhe ju mbani me drejtėsi peshojėn, e mos lėni mangu nė peshojė! (55-Rahman)
1. Tė mjerėt ata qė mangu masin e peshojnė. 2. Ata qė kur matin prej njerėzve, pėr vete e plotėsojnė, 3. E kur u matin tė tjerėve ose u peshojnė, u lėnė mangu. (83-Mutaffifin)
|