|
Ajete nga kreu: Shkenca mbi pėrsosmėrinė e moralit Tema: Shpėtimi ose gėzimi
19. Ose (Shembulli i tyre ėshtė) si ndonjė shi i rreptė prej sė larti me errėsirė, me bubullimė e me vetėtimė, e prej frikės sė vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnė gishtat nė veshėt e tyre. Po All-llahu ėshtė rrethues i mosbesimtarėve (atij nuk mund t'i shpėtojė askush). (2-Bekare)
77. O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhurojeni. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim. (22-Haxhxh)
10. E kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndahuni nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendeni shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim. (62-Xhum'a)
1. Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė! 2. Pasha ditėn kur ajo shkrepėtin! 3. Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn! 4. Vėrtet, veprimi juaj ėshtė i llojllojtė. 5. E, sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet, 6. Dhe vėrteton bindshėm pėr mė tė mirėn, 7. Ne do ta pėrgatitim atė pėr mė tė lehtėn. (92-Lejl)
1. A nuk ta hapėm Ne gjoksin tėnd? 2. Dhe Ne hoqėm prej teje barrėn tėnde, 3. E cila shtypte shpinėn tėnde. 4. Dhe Ne, ta ngritėm lart famėn tėnde? 5. E, pa dyshim se pas vėshtirėsisė ėshtė lehtėsimi. 6. Vėrtet, pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi. (94-Inshirah)
|