|
Ajete nga kreu: Shkenca mbi pėrsosmėrinė e moralit Tema: Sjellja e mirė
104. O ju qė keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm. (2-Bekare)
86. Kush pėrshėndeteni me ndonjė pėrshėndetje, ju ktheni pėrshėhdetje edhe mė tė mirė, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit pėr ēdo send. (4-Nisa)
53. E ti robve tė Mi thuaju: "Le ta thonė atė qė ėshtė mė e mira, pse djalli ndėrsen mes tyre, e ėshtė e ditur se djalli ėshtė armik i hapėt i njeriut". (17-Isra)
27. O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar leje dhe pa pėrshėndetur njerėzit e saj. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė mėnyrė qė tė merrni mėsim. 28. Po nėse nuk gjeni aty asnjė, atėherė mos hyni nė to derisa t'u jepet leje, e nėse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo ėshtė mė e ndershme pėr ju. All-llahu di ēdo gjė qė veproni ju. 58. O ju tė cilėt besuat, ata tė cilėt i keni nė pronėsinė tuaj (shėrbėtorėt) dhe ata qė nuk kanė arritur moshėn e pjekurisė, duhet tė kėrkojnė leje prej jush (pėr tė hyrė te ju) nė tri kohė: para namazit tė sabahut, nė kohėn e drekės kur i hiqni rrobat tuaja (pėr tė pushuar) dhe pas namazit tė jacisė, qė tė tria kėto kohė janė kur ju nuk jeni tė veshur. Pos atyre tri kohėve nuk ėshtė mėkat as pėr ju as pėr ata, tė vizitoni njėri-tjerin. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu ėshtė i dijshmi i urti. 59. E kur fėmijėt tuaj ta arrijnė moshėn e pjekurisė, le tė kėrkojnė leje (pėr hyrje) ashtu si kėrkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di mė sė miri dhe ėshtė mė i urti. 61. Nuk ėshtė mėkat pėr tė verbėrin, as pėr tė ēalin, as pėr tė sėmurin, as pėr ju vetė, tė hani nga shtėpitė tuaja, ose nga shtėpitė e etėrve tuaj, shtėpitė e nėnave tuaja, nė shtėpitė e vėllezėrve e tė motrave tuaja, nė shtėpitė e xhaxhallarėve, tė hallave, tė dajėve tuaj, nė shtėpitė e tezeve tuaja ose tė atyre qė u janė besuar ēelėsat e tyre, ose (nė shtėpitė) e miqve tuaj. Mund tė hani bashkėrisht ose veēmas, nuk ėshtė mėkat. Kur tė hyni nė ndonjė shtėpi pėrshėndetni (ata qė janė nė to) me njė pėrshėndetje tė caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) qė ėshtė e bekuar dhe e kėndshme. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet qė t'i kuptoni. 62. Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, dhe kur janė me tė (tė dėrguarin) pėr ndonjė ēėshtje tė pėrbashkėt (tė rėndėsishme), nuk largohen pa i kėrkuar leje atij. S'ka dyshim se ata qė kėrkojnė leje prej teje, ata i besojnė All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij. E kur tė kėrkojnė leje pėr ndonjė punė tė tyre, lejo kė tė duash, e kėrkoi falje All-llahut pėr ata, se vėrtet, All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues. (24-Nur)
18. Dhe mos shtrembėro fytyrėn tėnde prej njerėzve, mos ec nėpėr tokė kryelartė, se All-llahu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet. 19. Tė jesh i matur nė ecjen tėnde, ule zėrin tėnd, se zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit. (31-Lukman)
11. O ju qė besuat, kur t'ju thuhet: zgjerohuni (bėni vend) nė vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bėn zgjerim pėr ju, e kur t'ju thuhet: ngrihuni! Atėherė ju ngrihuni, All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni. (58-Muxhadele)
|