|
Ajete nga kreu: Tregėtia Tema: Tregėtia
198. Nuk ėshtė mėkat pėr ju tė kėrkoni begati nga Zoti juaj (tė bėni ndonjė tregti gjatė haxhit). E kur tė derdheni (hiqeni) prej Arafatit, pėrmendeni All-llahun nė vend tė shenjtė (Muzdelife), pėrmendeni Atė ashtu si u ka udhėzuar Ai, sepse mė parė ishit tė humbur. (2-Bekare)
29. O ju qė besuat, mos e hani mallin e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet, All-llahu ėshtė i mėshirueshėm pėr ju. (4-Nisa)
10. E kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndahuni nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendeni shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim. 11. Po, kur ata shohin ndonjė tregti ose ndonjė aheng mėsyhen atje, kurse ty tė lėnė nė kėmbė. Thuaju: "Ajo qė ėshtė tek All-llahu ėshtė shumė mė e mirė se dėfrimi dhe tregtia, e All-llahu ėshtė furnizuesi mė i mirė!" (62-Xhum'a)
1. Tė mjerėt ata qė mangu masin e peshojnė. 2. Ata qė kur matin prej njerėzve, pėr vete e plotėsojnė, 3. E kur u matin tė tjerėve ose u peshojnė, u lėnė mangu. (83-Mutaffifin)
|