|
Ajete nga kreu: Rendi shoqėror Tema: Muxhizėt luftarake tė Pejgamberėve
5. (Mospajtimi i tyre pėr plaēkė ėshtė) Ashtu si ai kur tė nxori Zoti yt nga shtėpia jote pėr tė vėrtetėn, e njė grup nga besimtarėt nuk ishte i kėnaqur. 6. Bėjnė polemikė me ty pėr tė vėrtetėn pasi qė e kishin tė qartė (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenėse shtyheshin nė vdekje tė sigurt. 7. Pėrkujtoni kur All-llahu ua premtoi njėrin prej dy grupeve se ėshtė i juaji, e ju dėshironit t'ju takojė ai (grup) i paarmatosur, ndėrsa All-llahu dėshiroi qė me premtimet e Tij ta vendosė tė vėrtetėn e ta zhdukė nė themel mbeturinėn e mohuesve. 8. Ta forcojė tė vėrtetėn e ta ērrėnjosė tė kotėn, edhe pse kėtė e urrejnė kriminelėt. 9. Pėrkujtoni kur kėrkuat ndihmė prej Zotit tuaj, e Ai u ėshtė pėrgjigjur: "Unė do t'ju ndihmoj me njė mijė engjėj qė vijnė njė pas njė (grup pas grupi). 10. All-llahu nuk e bėri atė (ndihmėn) pėr tjetėr, vetėm t'ju gėzojė (t'u japė myzhde) dhe pėr t'i forcuar (qetėsuar) me tė zemrat tuaja, pse ndihma nė realitet ėshtė vetėm prej All-llahut. All-llahu ėshtė mbizotėrues dhe i urtė. 11. Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjumė) qė ishte siguri pėr ju nga ana e Tij, ju lėshoi shi nga qielli pėr t'ju pastruar me tė, largoi prej jush tė shtimet e shejtanit, e qė tė fuqizojė bindjen nė zemrat tuaja dhe t'ju pėrforcojė me tė (me shi) kėmbėt tuaja. 12. Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjėjve se: "Unė jam me ju, pra, inkurajoni ata qė besuan! Unė do tė hedh frikė nė zemrat e atyre qė nuk besuan, e ju goditni nė qafė e lartė, mėshonju atyre nė ēdo gjymtyrė (gishtėrinj). (8-Enfal)
25. Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar nė shumė beteja, e edhe nė ditėn e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjė, dhe me gjerėsinė e saj qė e kishte toka u ngushtua pėr ju, pastaj ju u zbrapsėt (ikėt). 26. Pastaj All-llahun zbriti qetėsinė e vet nė tė dėrguarin e Tij dhe nė besimtarė, zbriti njė ushtri qė ju nuk e patė, i dėnoi ata qė mohuan, e ai ishte ndėshkim ndaj mosbesimtarėve. 27. All-llahu pastaj i falė atij qė do. All-llahu falė shumė dhe mėshiron shumė. (9-Tewbe)
|