|
Ajete nga kreu: Rendi shoqėror Tema: Pushteti popullor
247. Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanė: "Si mund tė jetė ai sundues yni, kur ne kemi mė shumė meritė se ai pėr sundim, madje ai edhe nuk ėshtė i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atė sundues tuajin dhe e pajisi me dituri tė gjerė e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij qė do, All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm. (2-Bekare)
26. Thuaj: "O All-llah, Sundues i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. Ēdo e mirė ėshtė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė"! (3-Ali Imran)
59. O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė. (4-Nisa)
83. Madje kur u vjen atyre (munafikėve) ndonjė lajm qetėsues (kur fitojnė myslimanėt) ose shqetėsues (kur dėshtojnė), ata e pėrhapin atė, e sikur t'ia linin atė (pėrhapjen lajmit) Pejgamberit dhe pėrgjegjėsve tė tyre, ata do dinin tė nxjerrin pėrfundime (se si do tė duhej shpallur). Por sikur tė mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, atėherė ju, pos njė pakice, do tė ndiqnit rrugėn e djallit. (4-Nisa)
|