|
Ajete nga kreu: Rendi shoqėror Tema: Robėrit-skllevėrit
221. Mos u martoni me idhujtare deri qė ato tė besojnė (Zotin). Njė robėreshė besimtare ėshtė mė e vlefshme se njė idhujtare, edhe nėse ajo (idhujtarja) ju mahnitė. Mos u martoni as me idhujtarė deri qė ata tė besojnė (Zotin). Njė rob besimtar ėshtė mė i vlefshėm se idhujtari edhe nėse ai ju mahnit. Ata ju ftojnė pėr nė zjarr, e All-llahu me mėshirėn e vet ju fton pėr nė xhennet, pėr nė shpėtim dhe u sqaron njerėzve argumentet e veta, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. (2-Bekare)
36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet. (4-Nisa)
24. (Nuk u lejohet tė martoheni) Edhe me gra tė martuara (qė kanė burrat e nuk janė tė lėshuara), pėrveē atyre qė i keni futur nė pushtetin tuaj (robėreshat e luftės). (Ky ėshtė) obligim mbi ju nga All-llahu. U janė lejuar, pos kėtyre (qė u pėrmendėn), tė tjerat qė t'i merrni me pasurinė tuaj (me niqah) duke pasur pėr qėllim bashkėshortėsi e jo prostitucion. E pėr atė qė pėrjetuat ju nga ato (gratė me tė cilat patėt kurorė), jepuani shpėrblimin e tyre tė caktuar se ėshtė obligim. E nuk ka pengesė pėr ju, pas pėrcaktimit (tė niqahut), nė atė qė ju pėlqeni mes vete. All-llahu ėshtė i gjithėdijshmi, i urti. 25. Dhe kush nuk ka prej jush mundėsi materiale qė tė martohet me femra tė lira besimtare, le tė martohet me ato besimtare tuaja qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). All-llahu di mė sė miri pėr besimin tuaj. Ju jeni nga njėri- tjetri (tė njė origjine). Pra, martohuni me ato (robėresha) e me lejen e tė zotėrve tė tyre dhe jepuani kurorėn nė mėnyrė tė drejtė, (zgjidhni) tė ndershme e jo prostitute tė hapta apo tė fshehta. E kur tė jenė tė martuara ato, nėse bėjnė ndonjė punė tė turpshme, ndėshkimi kundėr tyre ėshtė sa gjysma e atij tė grave tė lira (jo robėresha). Kjo (martesė me robėresha) ėshtė e lejuar pėr ata qė i frikėsohen imoralitetit, por tė jeni tė durueshėm, ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė mirėdashės, mėshirėplotė. (4-Nisa)
60. All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet. (9-Tewbe)
71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tė tjerė nė furnizim. Atyre qė u ėshtė dhėnė pėrparėsia (nė furnizim), nuk janė furnizues tė atyre qė posedojnė (robėrve), ata (tė gjithė) nė tė janė tė barabartė (furnizues kryesor ėshtė All-llahu), a mos duan tė mohojnė dhuntinė e All-llahut? (16-Nahl)
1. Ėshtė e sigurt se kanė shpėtuar besimtarėt: 6. me pėrjashtim ndaj grave tė veta (me kurorė) dhe ndaj atyre (robėreshave) qė i kanė nė pronėsinė e vet, pėr tė cilat nuk janė tė qortuar, (23-Mu'minun)
33. E ata qė nuk kanė mundėsi martese, le tė pėrmbahen derisa All-llahu t'i begatojė me tė mirat e veta. E ata qė i keni nė pronėsinė tuaj dhe kėrkojnė prej jush t'i lironi nė bazė tė kompensimit, atėherė ua bėni kėtė tė mundshme me marrėveshje, nėse e dini se janė tė besueshėm dhe jepuni nga pasuria qė ua ka dhėnė All-llahu juve. Mos i detyroni robėreshat tuaja tė bėjnė imoralitet, e pėr shkak tė ndonjė fitimi tė kėsaj bote, derisa ato dėshirojnė tė jenė tė pastra. E kush i detyron me dhunė tė bėjnė atė, All-llahu i falė ato pas atij detyrimi. All-llahu falė dhe ėshtė mėshirues. (24-Nur)
50. O ti Pejgamber, Ne t'i kemi lejuar gratė, tė cilave u ke dhėnė shpėrblimin e kurorės, dhe ato qė me ndihmėn e All-llahut hynė nė posedimin tėnd (robėreshat e luftės) dhe bijat e axhės tėnd, bijat e hallave tua, bijat e dajės tėnd, bijat e tezeve tua (tė janė lejuar, pos grave me niqah dhe tė afėrtat), tė cilat kanė migruar (kanė bėrė hixhret) si ti, dhe njė grua besimtare nėse ajo ia falė veten Pejgamberit dhe nėse Pejgamberi dėshiron tė martohet me tė (njė martesė e tillė pa shpėrblim tė niqahut) duke qenė kjo (rast) vetėm pėr ty e jo edhe pėr besimtarėt. Ne e dimė se ē'u kemi bėrė atyre obligim rreth grave tė tyre dhe rreth atyre qė i kanė nė pronėsinė e vet, ashtu qė ti tė mos keshė vėshtirėsi, e All-llahu ėshtė qė falė shumė, ėshtė mėshirues. (33-Ahzab)
4. Pra, kur t'i takoni nė (luftė) ata qė nuk besuan, mėshonju nė qafė (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atėherė lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kėrkoni dėmshpėrblim pėrderisa lufta tė mos pushojė. Kėshtu pra, po sikur tė dojė All-llahu, Ai do tė hakmerrej ndaj tyre, por Ai dėshiron t'ju sprovojė njėrin me tjetrin. E ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton). (47-Muhammed)
3. Ata qė krahasojnė (me nėna) dhe largohen nga gratė e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo qė kanė thėnė, janė tė obliguar qė para se tė kontaktojnė ndėrmjet vete ta lirojnė njė rob. Kjo ėshtė dispozitė me tė cilėn porositeni, e All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht me atė qė ju punoni. 4. E kush nuk gjen (rob pėr lirim), atėherė le tė agjėrojė dy muaj rresht para se tė kontaktojnė, e kush nuk mundet, atėherė le t'i ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr. Kjo (dispozitė ju shėrben) pėr tė vėrtetuar ju se besoni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Kėto, pra janė pėrcaktimet e All-llahut. Ndėrkaq, mohuesit kanė dėnim tė rėndė. (58-Muxhadele)
30. Me pėrjashtim ndaj grave tė veta dhe ndaj robėreshave qė i kanė nė posedim, ata nuk qortohen pėr to. 35. Tė tillėt janė nė xhennete dhe janė tė nderuar. (70-Me'arixh)
|