|
Ajete nga kreu: Jurisprudenca (sheri'ati) Tema: Hakmarrja
178. O ju qė besuat, u ėshtė bėrė obligim gjurmimi pėr dėnim pėr mbytje: i liri pėr tė lirin, robi pėr robin, femra pėr femrėn. Kurse atij qė i falet diēka nga vėllai i vet, atėherė ajo le tė pėrcillėt (e atij qė fal) kuptueshėm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bėhet me tė mirė. Kjo ėshtė njė lehtėsim dhe mėshirė prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas kėtij (pajtimi), ai ka njė dėnim tė idhėt. 179. O ju tė zotėt e mendjes, kjo masė e dėnimit ėshtė jetė pėr ju, ashtu qė tė ruheni (nga mbytja e njėri-tjetrit). 194. Muaji i shenjtė (i sivjetit) ėshtė pėr muajin e shenjtė (tė vjetit), e shenjtėritė (shkelja e tyre) janė masė ndėshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po nė atė masė dhe kini frikė nga All-llahu e ta dini se All-llahu ėshtė me tė devotshmit. (2-Bekare)
44. Ne e zbritėm Tevratin, nė tė cilin ėshtė udhėzimi i drejtė dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre qė ishin jehudi, pejgamberėt qė ishin tė bindur, gjykuan edhe dijetarėt e devotshėm e paria fetare, ngase ishin tė obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtės tė tij. Prandaj, mos u frikėsoni nga njerėzit, vetėm Mua tė mė frikėsoheni dhe mos i ndėrroni argumentet e Mia pėr pak send. E kush nuk gjykon me atė qė e zbriti All-llahu, ata janė mohues. 45. Ne u caktuam atyre nė tė (nė Tevrat) kundėrmasat ndėshkuese: njeriu (mbytet) pėr njeriun, syri pėr syrin, hunda pėr hundėn, veshi pėr veshin, dhėmbi pėr dhėmbin, por edhe plagėt kanė kundėrmasė. E kush e falė atė (hakmarrjen), ajo ėshtė shpagim (nga mėkatet) pėr tė. E kush nuk vendos sipas asaj qė zbriti All-llahu, ata janė mizorė (tė padrejtė). (5-Maide)
126. Nė qoftė se doni tė merrni hak, atėherė ndėshkoni nė atė masė sa jeni ndėshkuar ju; e nėse duroni, pa dyshim ai ėshtė mė i mirė pėr ata qė durojnė. (16-Nahl)
60. Kjo ėshtė kėshtu! E kush ndėshkon tjetrin me tė njėjtėn masė me tė cilėn ka qenė i ndėshkuar vetė, e pastaj atij pėrsėri i bėhet e padrejtė, All-llahu do ta ndihmojė atė patjetėr. All-llahu shlyen shumė tė kėqijat dhe falė mėkatet. (22-Haxhxh)
|