|
Ajete nga kreu: Feja Tema: Muxhizet ose shenjat
243. A nuk di pėr ata, tė cilėt nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut tė vet, e tė cilėt ishin me mijėra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqėn). Pastaj i ngjalli. All-llahu ėshtė shumė bamirės pėr njerėz, por shumica e njerėzve nuk janė mirėnjohės. (2-Bekare)
35. Por, nėse refuzimi i tyre tė ėshtė bėrė brengė e madhe, ti kėrkoje, nėse ke mundėsi, ndonjė vrimė nė tokė ose shkallė nė qiell e t'u sjellėsh atyre ndonjė argument (po ti s'mund ta bėsh kėtė). Tė kishte dashur All-llahu i kishte tubuar nė rrugė tė drejtė; po ti mos u bėn nga tė padijshmit (dhe mos u brengos). 36. Vetėm ata qė kanė dėgjim tė shėndoshė i pėrgjigjen (ftesės). Tė vdekurit (ata qė nuk dėgjojnė dhe nuk besojnė) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep atė qė e meritojnė). 37. Dhe thanė: "Pėrse tė mos i zbret atij (Muhammedit) njė mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "S'ka dyshim se All-llahu ka fuqi t'ia zbresė njė mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinė (se ēka do t'i gjente mė pas). 109. Ata u betuan me njė betim tė fortė nė All-llahun, se nėse u vjen atyre ndonjė mrekulli, do ta besojnė. Thuaj: "Ēėshtja e atyre mrekullive ėshtė te All-llahu". E ku e dini ju, ndoshta kur tė vijnė ato nuk u besojnė. 124. E kur u vjen atyre ndonjė argument i prerė (pėr Muhammedin), ata thonė: "Kurrsesi nuk e besojmė atė (dėrgesėn e Muhammedit) derisa tė mos na jepet edhe neve ngjashėm me atė qė iu pat dhėnė tė dėrguarve tė All-llahut"! Mė sė miri All-llahu e di ku ta vėrė dėrgesėn (risalen) e vet. Ata qė bėnė krim do t'i godasė poshtrimi dhe dėnimi i fortė te All-llahu pėr shkak se vazhdimisht bėnin hile. (6-En'am)
20. Dhe thonin: "Pėrse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjė mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta ėshtė (ēėshtje) vetėm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unė sė bashku me ju po pres!" (10-Junus)
105. Sa e sa argumente ka nė qiej e nė tokė, tė cilėt i shohin, por ata nuk i vėshtrojnė fare. (12-Jusuf)
7. Ata, tė cilėt nuk besuan thonė: "Pse tė mos i ketė zbritur atij (Muhammedit) ndonjė argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetėm qortues. Ēdo popull pati udhėzues (pejgamber). 27. E ata qė nuk besuan (idhujtarėt mekas) thonė: "Pėrse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjė mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le tė humbur atė qė do, kurse atė qė pendohet nga tė kėqijat e shpie nė rrugė tė drejtė". 31. Sikur tė ishte ndonjė Kur'an qė me tė do tė ecnin malet, qė me tė do tė plasej toka, qė me tė do tė flisnin tė vdekurit (ėshtė ky)?" Jo, (ata nuk besojnė) se e tėrė ēėshtja i takon vetėm All-llahut. A nuk e kanė tė qartė ata qė besuan se sikur tė donte All-llahu, do t'i drejtonte nė rrugė tė drejtė tė gjithė njerėzit, por ata qė nuk besuan e pėr shkak tė asaj qė bėnė, do t'i godasė vazhdimisht fatkeqėsia e kohės ose do ta rrehojė (fatkeqėsia) vendin e tyre, derisa tė vijė urdhri i All-llahut (e tė triumfojė Islami). All-llahu nuk e then premtimin. 38. Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar dhe atyre u mundėsuam tė kenė gra e fėmijė. Asnjė tė dėrguari nuk i takoi tė sjellė ndonjė mrekulli vetėm me lejen e All-llahut. Pėr secilin afat ekziston evidencė e caktuar. (13-Rra'd)
1. Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e tė cilės Ne e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vėrtet, Ai ėshtė dėgjuesi (i fjalėve tė Muhammedit), pamėsi (i punėve tė Muhammedit). 59. Neve nuk na pengoi asgjė qė t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj qė ata tė parėt i pėrgėnjeshtruan ato. Ne i dhamė Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atė. E mrekullitė (ose fenomenet natyrore qė shkatėrrojnė), Ne nuk i dėrgojmė pėr tjetėr vetėm pėr frikėsim. 60. Pėrkujto, kur Ne tė thamė: "Zoti yt ka pėrfshirė (me dijen e Vet) tė gjithė njerėzit (e di qė kėta nuk besojnė edhe nė ju sjellėsh mrekulli). E atė pamjen tėnde qė ta treguam (natėn e Miraxhit) dhe pemėn e mallkuar (tė pėrmendur nė Kur'an), nuk i bėmė pėr tjetėr vetėm se sprovė pėr njerėz. Ne i frikėsojmė ata (idhujtarėt), po nuk u shton ai tjetėr vetėm se rebelim tė madh. (17-Isra)
133. Ata thanė: "Pėrse nuk na solli ai ndonjė argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (nė Kur'an) pėr atė qė ishte nė broshurat e mėparshme". (20-Ta Ha)
16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokėn e ēdo gjė ēka ka mes tyre shkel e shko (pa qėllim tė caktuar). 17. Sikur tė kishim dashur tė zbavitemi dhe sikur tė donim ta bėnim atė, Ne do tė zbaviteshim nė kompetencėn Tonė, por Ne nuk e bėmė atė. (21-Enbija)
50. Ata thanė: "Pėrse tė mos i ketė zbritur atij njė mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Ēėshtja e mrekullive ėshtė vetėm nė duar tė All-llahut, e unė nuk jam tjetėr pos tėrheqės i vėrejtjes dhe shpjegues. 51. Po a nuk u mjaftoi atyre qė Ne ta shpallėm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo ėshtė dhuratė e pėrkujtim pėr njerėzit qė duan tė besojnė". 52. Thuaj: "Mjafton qė All-llahu ėshtė dėshmitar ndėrmjet meje dhe juve, Ai e di ē'ka nė qiej e nė tokė, e ata qė i besuan tė kotės e nuk e besuan All-llahun, ata janė tė dėshtuarit". (29-Ankebut)
15. Argumentet tona i besojnė, nė tė vėrtetė, ata qė kur kėshillohen me to, bien nė fytyra (bėjnė sexhde), qė madhėrojnė Zotin e tyre nė shenjė falėnderimi dhe ata nuk bėjnė kryelartėsi, (32-Sexhde)
9. O ju qė keni besuar, pėrkujtojeni tė mirėn e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi njė ushtri e Ne kundėr tyre lėshuam njė furtunė dhe ushtri qė ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atė qė ju vepronit. (33-Ahzab)
35. Ata qė duke mos pasur kurrfarė fakti pranė vetes, polemizojnė rreth argumenteve tė All-llahut. Kjo (polemikė) shton urrejtje tė madhe te All-llahu dhe te ata qė kanė besuar. Po kėshtu All-llahu vulos ēdo zemėr tė arrogantit, tė zullumqarit. (40-Gafir)
35. Ata qė i kontestojnė argumentet Tona, le ta dinė se nuk kanė shpėtim (nuk mund t'i shmangen dėnimit). (42-Shura)
39. Por, Ne i krijuam tė dyja me qėllim tė caktuar, mirėpo shumica e tyre nuk dinė. (44-Duhan)
|