|
Ajete nga kreu: Feja Tema: Renegatėt e fesė
217. Tė pyesin pėr luftėn nė muajin e shenjtė, thuaj: "Lufta nė tė ėshtė e madhe (mėkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtė (Qabja) dhe dėbimi i banorėve tė saj nga ajo, janė mėkate edhe mė tė mėdha tek All-llahu. E provokimi (kundėr muslimanėve) ėshtė edhe mė i madh se mbytja. Ata do t'ju luftojnė juve vazhdimisht pėr t'ju zbrapsur, nėse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanė zhdukur veprat e veta nė kėtė jetė dhe nė jetėn tjetėr. Tė tillėt janė banorė tė zjarrit dhe nė te do tė qėndrojnė pėrjetshėm. (2-Bekare)
77. Ata qė pėr njė vlerė tė paktė e shesin besėn e dhėnė All-llahut, ndryshojnė edhe zotimet e tyre, tė tillėt nuk kanė pjesė (mėshirė) nė botėn tjetėr, dhe nė ditėn e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrės sė gabimeve), ata kanė njė dėnim tė dhembshėm. 86. E si ta udhėzojė All-llahu njė popull qė pas besimit tė tyre u bėnė pabesimtarė dhe pasi dėshmoi se i dėrguari ėshtė i vėrtetė, dhe pasi t'ju kenė ardhur atyre argumente tė qarta? All-llahu nuk ia mundėson udhėzimin e Vet popullit zullumqarė. 87. Ndėshkimi i tė tillėve ėshtė: mallkimi nga All-llahu, nga engjėjt dhe nga gjithė njerėzimi tok. 88. Ata pėrgjithmonė janė nė tė (nė zjarr), atyre as nuk ju lehtėsohet dėnimi dhe as nuk u jepet afat. 89. Pėrveē atyre qė pas asaj u penduan dhe u pėrmirėsuan. Vėrtet, All-llahu shumė falė dhe mėshiron. 90. Ata, tė cilėt pas besimit tė tyre u bėnė pabesimtarė, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Tė tillėt janė mu ata tė humburit. 91. Ata qė nuk besuan dhe vdiqėn si mosbesimtarė, asnjėrit prej tyre nuk do t'i pranohet pėr kompensim, qoftė edhe plotė faqen e dheut ari. Ata i pret njė dėnim i dhembshėm dhe pėr ta nuk ka ndihmėtarė. 106. Nė ditėn kur ka fytyra qė zbardhen dhe ka fytyra qė nxihen. E pėr sa u pėrket atyre fytyrave qė janė nxirė (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bėtė pabesimtarė? Vuajeni pra dėnimin, pėr shkak se ishit qė nuk besonit"! 177. Ata qė nė vend tė besimit pranuan kufrin, nuk i bėjnė asgjė dėm All-llahut, ata i pret njė dėnim i idhėt. (3-Ali Imran)
89. Ata dėshirojnė qė edhe ju tė mos besoni sikurse nuk besuan vetė dhe bėheni tė njėjtė. Mos zini miq prej tyre deisa ata tė shpėngulen (si ju) pėr hirė tė All-llahut, e nėse refuzojnė, ataherė kudo qė t'i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmės. 90. Pėrpos atyre qė srtehohen te njė popull, me tė cilin keni marrveshje, dhe pėrpos atyre qė vijnė te ju, e u vjen rėndė tė luftojnė kundėr jush ose kundėr popullit tė vet. Sikur All-llahu tė donte do t'ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Nė qoftė se ata tėrhiqen prej jush, nuk ju luftojnė dhe ju ofrojnė paqe, atėherė All-llahu nuk ju lejon rrugė (luftė) kundėr tyre. 137. Vėrtet, ata qė besuan e pastaj tradhėtuan, pėrsėri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falė atyre as nuk i udhėzon nė rrugė tė drejtė. (4-Nisa)
115. Kush i kundėrvihet tė dėrguarit, pasi qė i ėshtė bėrė e qatė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė e ka zgjedhur (nė Dunja) e e fusim nė xhehennem. Pėrfundim i keq ėshtė ai. (4-Nisa)
3. Juve u janė ndaluar (t'i hani): ngordhėsirat, gjaku, mishi i derrit, ajo qė theret jo nė emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrės), ajo qė e ka ngrėnė egėrsira, pėrveē asaj qė arrini ta therrni (para se tė ngordhė), ajo qė ėshtė therrur pėr idhuj dhe (u ėshtė e ndaluar) ta kėrkoni me short fatin. Kjo ėshtė mėkat ndaj All-llahut. Tashmė, ata qė mohuan, humbėn shpresėn pėr fenė tuaj (se do tė ndėrroni), andaj mos u frikėsonju atyre, por Mua tė mė frikėsoheni. Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (tė hajė nga tė ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qėllim mėkatin, All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues. 52. E ata qė nė zemrat e tyre kanė sėmundje, i sheh se ngarendin te ta (pėr miqėsi) duke thėnė: "Po frikėsohemi se mos po na sillet ndonjė e keqe". Po All-llahu do tė sjellė fitoren, ose diē tjetėr nga ana e Tij, e atėherė do tė pendohen pėr atė qė e mbanin fshehtė nė shpirtin e tyre. 53. Ata qė besuan ju thonė: "A kėta ishin qė u betuan nė Zotin me betimin mė tė fortė tė tyre se ishin me ju? I shkatėrruan veprat e veta dhe aguan tė dėshpėruar". (5-Maide)
54. O ju qė besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bėn dėm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e All-llahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e All-llahut qė i jep atij qė do. All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm. (5-Maide)
13. Kėtė (ndėshkim pėr ta) ngase kundėrshtuan All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, e kush kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu ėshtė ndėshkimfortė. 14. Kėshtu e keni (dėnimin), pra shijone, e pėr mohuesit ėshtė edhe dėnimi i zjarrit. (8-Enfal)
106. Ai qė pas besimit tė tij e mohon All-llahun, me pėrjashtin tė atij qė dhunohet (pėr tė mohuar), e zemra e tij ėshtė e bindur plotėsisht me besim, por fjala ėshtė pėr atė qė ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhėrimi nga All-llahu dhe ata kanė njė dėnim tė madh. 107. Kėtė (dėnim tė madh) ngase ata mė tepėr e deshtėn jetėn e kėsaj bote se sa jetėn e botės tjetėr, e All-llahu nuk udhėzon njerėzit jobesimtarė. 177. False (16-Nahl)
25. Nuk ka dyshim se ata qė u kthyen prapa (nė mosbesim) pasi qė u ishte sqaruar rruga e drejtė, djalli ua hijeshoi dhe shpresė tė rrejshme u premtoi. 26. Kėtė ngase atyre qė e urrejtėn atė qė e shpalli All-llahu (jehudive), u thanė: "Ne do t'ju dėgjojmė juve pėr disa ēėshtje!" Po All-llahu i di fshehtėsitė e tyre. 27. E si do tė jetė atėherė puna e tyre kur engjėjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave tė tyre? 28. E atė (dėnim) pėr shkak se ata ndoqėn rrugėn tė cilėn All-llahu e urren, kurse e urrejtėn atė qė Ai e pėlqen, prandaj Ai ua asgjėsoi veprat e tyre. 31. Ne do t'u sprovojmė juve, derisa t'i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėndrueshėm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmė veprat tuaja. 32. Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e All-llahut, edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtė, e kundėrshtuan tė dėrguarin, ata asgjė nuk mund t'i bėjnė dėm All-llahut dhe Ai do t'ua zhduk veprat e tyre. (47-Muhammed)
11. Nė qoftė se u humbet diēka (nga shpenzimi) i ndonjė gruaje tuaj qė ik te idhujtarėt, e juve ju vjen rasti t'i luftoni dhe tė merrni pré tė luftės, atėherė atyre qė u kanė shkuar gratė, jepuni aq sa kanė shpenzuar; e kini frikė All-llahun, tė cilin ju e besoni! (60-Mumtehinet)
|